1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Kievi pret përgjigje të shpejtë për "Planin e fitores"

14 Tetor 2024

Sipas Kievit, Gjermania dhe vende të tjera aleate të Ukrainës do të japin një përgjigje të shpejtë për "planin e fitores" të paraqitur nga presidenti Zelenski në disa vende europiane. Koha nuk pret, thuhet në Kiev.

https://p.dw.com/p/4lio5
Scholz dhe Zelenski në konferencë shtypi, shohin njëri-tjetrin në foltoren me mikrofonë
Scholz dhe Zelenski në BerlinFotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP via Getty Images

Ukraina shpreson premtime të shpejta të perëndimit pas prezantimit të "planit të fitores" në lidhje me ndihmat e kërkuara ushtarake në luftën kundër agresionit rus. Kreu i zyrës presidenciale në Ukrainë, Andrij Jermak tha se nuk bëhet fjalë për ditë, po për orë. "Partnerët tanë e kuptojnë logjikën e planit", citon agjencia gjermane e lajmeve, DPA, Jermak. Duhen tani hapa shumë konkrete të partnerëve perëndimore për të ndihmuar Ukrainën. Ukraina ndodhet aktualisht nën presion të madh pas pushtimit rus. Sipas kreut të zyrës presidenciale, Jermak ka pasur një vëmendje të madhe për planin e Zelenskit.

Zelenski takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kiev, ulur në tavolinë duke biseduar
Zelenski takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark RutteFotografi: Ukraine Presidency/Bestimage/IMAGO/

Kërkesat e Ukrainës

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga "plani i fitores" i prezantuar nga presidenti Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas zhvilloi javën e kaluar vizita në Paris, Romë, Londër dhe Berlin, ku u takua me kancelarin, Olaf Scholz.  Ajo që dihet, është se Ukraina kërkon nga perëndimi lejen për të sulmuar me raketa me rreze të gjatë veprimi objektiva ushtarakë thellë në territorin rus. Lidershipi ukrainas gjithmonë ka kërkuar që të shkatërrohen aftësitë ushtarake të Rusisë që të mos sulmojë më asnjë vend tjetër. Kievi kërkon po ashtu një ftesë për anëtarësim në NATO.

Zelenski takohet me kryeministren italiene, Meloni, pas flamuri italian dhe ai ukrainas
Zelenski takohet me Melonin në RomëFotografi: Andrew Medichini/AP/dpa/picture alliance

Vetë presidenti Zelenski pas kthimit nga turi europian tha para ukrainasve, se do të ketë sërish ndihma ndërkombëtare për luftën kundër Rusisë. "Bota është gati të mbështesë në vitin e tretë të luftës, sepse njerëzit tanë, miliona ukrainas e meritojnë këtë mbështetje", tha Zelenski në një mesazh me video pas kthimit nga qëndrimi në Berlin. Presidenti ukrainas apeloi tek partnerët perëndimore për unitet në veprime.

 

 

la/ag