1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
MediaGlobal

IA: Kur chatbot-et zëvendësojnë gazetarët!

27 Qershor 2023

"Springer Verlag", ku bën pjesë gazeta Bild i bën të ditur redaktorëve se detyra të tyre do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale. Po sinjalizojnë chatbot-et fundin e përmbajtjeve mediale të realizuara nga njeriu?

https://p.dw.com/p/4T1s5
Pamje ilustruese
Pamje ilustrueseFotografi: Marcus Brandt/dpa/picture-alliance

Shtëpia më e madhe e Europës, Axel Springer dëshiron që të zëvendësojë një seri detyrash redaksionale përmes inteligjencës artificiale, IA. Në një E-mail më 19 qershor që u dërgua tek gazetarët, Springer bëri të ditur, se duhet "për fat të keq të ndahemi nga kolegë, që kanë detyra që në botën digjitale do të zëvendësohen nga IA dhe/ose procese: fjala është për drejtues redaksish, gazetarë, korrektorë, sekretare dhe redaktorë të fotove.

Reduktimi i vendeve të punës tek shtëpia botuese "Springer Verlag", pjesë e të cilës janë edhe gazeta Bild dhe "Die Welt" ka rritur frikën, se Inteligjenca Artificiale, IA në të gjithë botën do të kalojë si një uragan në botën e medias. Chatbot-e si ChatGPT mundet që në të ardhmen të përdoren për verifikimin e lajmeve dhe me këtë të bëjnë të panevojshëm gazetarët.

Chat GPT
Fotografi: Nikos Pekiaridis/NurPhoto/picture alliance

IA ka hakeruar kulturën tonë

"Për herë të parë makineria vetë krijon gjuhë", thotë një nga gazetarët më të njohur të pavarur gjermanë, Ranga Yogeschwar. Në konferencën ndërkombëtare të medias, Global Media Forum të Deutsche Welles në Bonn, Yogashwar foli për atë se si IA po ndryshon mënyrën e krijimit të përmbajtjeve. "Makineria ka hakeruar kulturën tonë, civilizimin tonë", thotë Yogeshwar.

Sipas raportit të Insitutit Reuters, Digital News Report viti 2023 mund të jetë "viti i kthesës për IA dhe përdorimin e saj në gazetari". Sipas këtij raporti, instrumentet e transkiptimit janë që tani pjesë e punës së redaksive. Shumë Newsrooms përdorin IA për përzgjedhjen e historive, që iu rekomandojnë përdoruesve, për nëntitujt dhe për shndërrimin e tekstit në gjuhë të folur. Disa media eksperimentojnë përtej kësaj me folës virtualë. Dhe aplikacione si "Artifact" u ofrojnë lexuesve që sot përmbajtje të përmbledhura nga IA të teksteve online të portaleve të lajmeve.

Nilesh Christopher dhe Ranga Yogeshwar - Global Media Forum
Nilesh Christopher dhe Ranga Yogeshwar - Global Media ForumFotografi: Philipp Boell/DW

IA lehtëson gazetarët

Aspekti pozitiv: IA mund të marrë përsipër detyrarutinë dhe t'u mundësojë gazetarëve të merren me hulumtime, investigime, reportazhe dhe analiza më të thelluara. "Mendoj se do të shohim më shumë qendra të vogla të prodhimit të lajmit që janë në gjendje të luajnë në ligën e të mëdhenjve", thotë Nilesh Christopher, korrespondent për Azinë jugore të "Rest of the World", një portali lajmesh që merret me efektet e teknologjive të reja në shoqëri. Sipas tij vetëm gazetarët mund të jenë në gjendje të japin kontekstin e lajmit. Njeriu është mbi IA kur vjen puna për kreativitet, mendim kritik dhe aftësi gjykuese etike. "Gazetari do të vazhdojë të jetë në qendër. Ne nuk mund të zëvendësohemi."

IA prodhon lajme "fake"

"Ne kemi një instrument të ri, që mund të përshpejtojë procese të caktuara", është i mendimit edhe gazetari Ranga Yogashwar. "Me IA kemi një katalizator, që do të prodhojë më shumë përmbajtje se mundemi të prodhojmë ne njerëzit." Por këto përmbajtje mund të jenë të gabuara ose të falsifikuara. "Që tani nuk mund t'u besojmë më përmbajtjeve." Kjo nuk vlen vetëm për raportime aktuale, por edhe raportime të së shkuarës. "IA mund të ndryshojë vërtet historinë, dhe kush do të verifikojë këtë?". Sipas Yogeshwar politika duhet të rregullojë Intelgjencën Artificiale, para se të tronditen themelet e shoqërive demokratike.

Shumë gazetarë shpresojnë që tek përdoruesit të vijë një moment të ngopen më histori që i kanë trilluar kompjuterët. Dhe në vend të kësaj të dëgjojnë raportime, të shikojnë dhe lexojnë atë që rrëfejnë vetë njerëzit. Por edhe nëse kjo ndodh, mijëra redaktorë do ta kenë humbur punën e tyre.

 

Peter Hille, shikon miqësisht në objektiv, veshur me një xhaketë të errët dhe një bluzë bojëqielli në gri, në hollin e DW Bonn.
Peter Hille redaktor, reporter dhe gazetar i specializuar në politikat e zhvillimit@peterhille