1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Art nga robotët

23 Maj 2023

Me ndihmën e algoritmeve dhe të inteligjencës artificiale robotët humanoidë janë në gjendje të prodhojnë vizatime, piktura dhe skulptura.

https://p.dw.com/p/4RI4h
Indien | Humanoide Roboter, Hanson Robotics
Fotografi: DIBYANGSHU SARKAR/AFP/Getty Images

Robotët humanoidë jo vetëm që kryejnë detyra praktike dhe po përdoren nga gastronomia deri në sektorët e mjekësisë, por ata janë në gjendje të krijojnë edhe vepra artistikë siç është rasti i robotit "Ai-Da".

Roboti artist "Ai-Da" me një nga veprat e tij
Roboti artist "Ai-Da" me një nga veprat e tijFotografi: Avalon/Photoshot/picture alliance

Ky roboti humanoid i prodhuar nga Engineered Arts është një artist me inteligjencë artificiale, fytyrë njeriu dhe krahë robotikë. I zhvilluar në vitin 2019 "Ai-Da" është sistemi i parë i artit robotik në botë. Me ndihmën e algoritmeve roboti "Ai-Da" prodhon vepra të ndryshme arti si vizatime, piktura dhe skulptura.

Origjinali dhe 'falsifikimi'

Është një pamje e çuditshme kur krijuesi i robotëve, japonezi Hiroshi Ishiguro, qëndron pranë robotit të tij "Geminoid", i cili duket si vëllai i tij binjak.

Hiroshi Ishiguro me "vëllain e tij" robot
Hiroshi Ishiguro me "vëllain e tij" robotFotografi: Naoki Maeda/AP Photo/picture alliance

Ishiguro konsiderohet si ylli i kërkimeve japoneze në fushën e robotikës dhe ka ndërtuar gjithashtu edhe një klon android të ministrit japonez për transformimin dixhital, Taro Kono. Roboti "vëlla binjak" i Ishiguros është për momentin duke dhënë pa prodhuesin e tij një turne leksionesh në SHBA.

Paralajmërim ndaj rreziqeve

Sa më shumë të dhëna po dalin në pan në lidhje me zhvillimet e inteligjencës artificiale, aq më tepër po shtohen diskutimet për dimensionin etik të këtij zhvillimi. Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i AI”, dha së fundi dorëheqjen nga Google, për të paralajmëruar nga rreziqet e këtij zhvillimi.  Ai thotë se shumë shpejt mund të mos jemi më në gjendje të dallojmë atë që është krijuar nga njeriu dhe nga roboti dhe se ka frikë nga humbja e kontrollit mbi inteligjencën artificiale.

Geoffrey Hinton
Geoffrey HintonFotografi: Masahiro Sugimoto/AP Images/picture alliance

Inteligjenca artificiale - Roboti postier