1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041111 G20 Gipfelabschluss

4 Nëntor 2011

Me sugjerimet për një kontroll më të mirë të tregjeve financiare dhe forcimin e vendeve në zhvillim, përfundoi në Kanë të Francës samiti i G20-ës. Samiti u mbajt nën hijen e krizës së euros.

https://p.dw.com/p/135Nf
Barack Obama në samitin e G20
Barack Obama në samitin e G20Fotografi: dapd

Pasiguria në zonën e euros dhe situata në Greqi, kanë hedhur një hije të rëndë mbi samitin e G20-ës. Greqia u gjet nën presione të mëdha dhe tani duhet të presë ndihma të reja nga ombrella për shpëtimin. Tandemi gjermano - francez, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy dëshmuan në raport me kryeministrin grek Giorgos Papandreou, fuqinë udhëheqëse. Për angazhimin e tyre ata fituan lavdata nga të gjithë partnerët në G20. Presidenti amerikan Barack Obama, ishte i bindur se evropianët do të dalin nga kriza financiare. Ai premtoi mbështetjen e SHBA-së.

Silvio Berlusconi në samitin e G20
Silvio Berlusconi në samitin e G20Fotografi: dapd

Premtimet e Italisë

Samiti i G20-ës me vendosmëri u angazhua kundër shtrirjes së mundshme të krizës nga Greqia në vendet tjera, si për shembull në Itali. Ky vend duhet t'i nënshtrohet një kontrolli të rreptë të FMN-së. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se: "Nga qarqet e G20-ës gjithmonë është thënë se besimi është më i rëndësishmi. Prandaj është i një rëndësie të veçantë lajmi që Italia është e gatshme të pranojë monitorimin nga Komisioni i BE-së dhe FMN-ja."

Italia ka marrë përsipër gjatë samitit që deri në vitin 2013 të stabilizojë buxhetin. FMN-ja do t'i ofrojë vendeve në krizë edhe kredi afatshkurtëra për përballimin më të mirë të krizës financiare.

Nicolas Sarkozy në samitin e G20
Nicolas Sarkozy në samitin e G20Fotografi: dapd

Më shumë përgjegjësi për vendet në zhvillim

Shumë më të fuqishme nga ky samit dalin Kina, India dhe Brazili. G20-a synon që në shtigje afatmesme të krijojë një sistem monetar, ku do të pasqyrohet rëndësia e këtyre vendeve. "Është shënur një zhvillim i mëtutjeshëm në sistemin monetar, ku një rol më të rëndësishëm do të kenë edhe monedhat e tjera", bëri të ditur Merkel. Në këtë mënyrë Kina merr përgjegjësi më të madhe për një sistem më fleksibël monetar.

Kontrolli më i madh në tregjet financiare

Sa i përket gjendjes në tregjet financiare, është vendosur që ministrat e financave të 20 vendeve anëtare deri në pranverë të përgatisin një plan për një kontroll më të mirë. Pas samitit do të bëhet publike edhe një listë me 29 bankat më të mëdha, ndër të cilat është edhe Deutsche Bank dhe Commerzbank, të cilat do të ndihmohen në rast se rrezikohen nga falimentimi. Kancelarja Merkel tha se kjo është edhe në interesin e taksapaguesve.

Angela Merkel dhe Wolfgang Schäuble në samitin e G20
Angela Merkel dhe Wolfgang Schäuble në samitin e G20Fotografi: dapd

"Është arritur një marrëveshje që për bankat të fillojë një procedurë e ristrukturimit, ku në të ardhmen taksapaguesit nuk duhet t'i mbështesin ato. Është ky një fitim i madh. Pas samitit do të bëhet publike lista e 29 bankave më relevante. Nga bankat private gjermane në këtë listë janë Deutsche Bank dhe Commerzbank", theksoi Merkel.

Në të ardhmen duhet të zvoglohen spekullimet kur bëhet fjalë për gjërat ushqimore dhe furnizimin me energji. Këto mallra duhet të sigurohen nga mundësia e ngritjes së lartë të çmimeve. Në Afrikën perëndimore do të niset një projekt për krijimin e rezervave ushqimore, me të cilat në të ardhmen do të përballohet më lehtë vala e urisë. Përfaqësuesit e organizatave për ndihma me ushqime ishin megjithatë të dëshpruar me këtë samit.

Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso në samitin e G20
Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso në samitin e G20Fotografi: dapd

"Sa i përket sigurisë së furnizimit me ushqime dhe uljes së spekulimeve në këtë samit janë bërë përparime të vogla", tha Jörg Kalinski nga organizata Oxfam.

Ndërkohë që gati kurfarë përparimesh nuk ka pasur sa i përket futjes së tatimeve në transaksione financiare, që ishte një prej dëshirave të Gjermanisë dhe Francës.

Autor: Daniel Scheschkewitz/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama