1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Friedensnobelpreis Oslo

7 Tetor 2011

Çmimi i sivjetëm Nobel për paqen iu jepet tri luftëtareve të të drejtave të njeriut nga Liberia dhe Jemeni. Ato janë Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gbowee dhe Tawakkul Karman.

https://p.dw.com/p/12nis
Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gbowee dhe Tawakkul Karman.
Nobelistet e Paqes 2011Fotografi: dapd/DW-Montage

Çmimin Nobel të paqes këtë vit e marrin tri gra. Në orën 11, kryetari i Komitetit të Nobelit në Oslo, Torben Jörgland bëri të ditur vendimin e jurisë pesëanëtarëshe. Çmimin e mori Presidentja e Liberisë, 70 vjeçarja  Ellen Johnson-Sirleaf, bashkëatdhetarja e saj, aktivistja e të drejtave të njeriut dhe politikania Leymah Roberta Gbowee si dhe opozitarja jemenitase Tawakkul Karman.

Aktivistja liberiane Leymah Gbowee.
Aktivistja liberiane Leymah Gbowee.Fotografi: dapd

Çmimin ato e marrin - kështu u tha në motivacion - për luftën e tyre paqësore për sigurinë e grave dhe për të drejtat e tyre për një pjesëmarrje të plotë në punën për paqen.  Ellen Johnson-Sirleaf dhe Leymah Roberta Gbowee nderohen veç kësaj për angazhimin e tyre të suksesshëm për dhënien fund të luftës shumëvjeçare në Liberi.

Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson-Sirleaf.
Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson-Sirleaf.Fotografi: dapd

Tawakkul Karman konsiderohet si një përfaqësueset më të shquara të lëvizjeve protestuese në Jemen. Dekorimi i saj kuptohet edhe si një sinjal i Komitetit të Oslos për të ashtuquajturëm "Pranverë arabe", serisë së protestave dhe kryengritjeve të nisura në dhjetor të vitit të kaluar në botën arabe.

Çmimi Nobel për paqen jepet në 10 dhjetor në Oslo.

Autor: Albert Breitschuh / Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani