1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ëndrra gjeorgjiane" korr një fitore tjetër

afp/Lindita Arapi28 Tetor 2013

Triumfuesi i qartë i zgjedhjeve në Gjeorgji është kandidati i aleancës "Ëndrra gjeorgjiane", Georgi Margvelashvili. Zgjedhjet ishin të qeta, por vëzhguesit lidhin shqetësime me këtë vend tranzit të energjisë.

https://p.dw.com/p/1A7Do
Fotografi: Amalia Oganjanyan

Zgjedhjet parlamentare në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë nxorën fitues kandidatin e partisë qeveritare, 44 vjeçarin Georgi Margvelashvilin e aleancës "Ëndrra Gjeorgjiane". Margvelashvili arriti 67% të votave duke siguruar kështu edhe shumicën e nevojshme që në raundin e parë të zgjedhjeve, bënë të ditur autoritetet zgjedhore në kryeqytetin Tbilis.

OSBE i vlerësoi zgjedhjet si "pozitive dhe transparente", zgjedhje që respektuan lirinë e shprehjes, lëvizjes dhe grumbullimit. Joao Soares, kreu i misionit vëzhgues të OSBE/së në Gjeorgji, vlerësoi se "këto zgjedhje të pastra treguan se demokracia në Gjeorgji po piqet", citon agjencia e lajmeve Reuter.Pas zgjedhjeve gazeta moskovite, "Kommersant" shkruan: "Ky vend e ndërroi presidentin në mënyrë paqësore. Për Gjeorgjinë zgjedhje jo tipike. Kaq qetësi dhe paqe në kutitë e votimit nuk ka pasur ndonjëherë në historinë e këtij vendi."

Njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili
Njeriu më i pasur i Gjeorgjisë, Bidzina IvanishviliFotografi: picture-alliance/dpa

Kandidati i "Ëndrrës gjeorgjiane" gëzoi mbështetjen e njeriut më të pasur të Gjeorgjisë, kryeministrit, Bidsina Ivanishvili, kampi i të cilit fiton tani më shumë pushtet. Presidenti i deritanishëm, Mihail Sakashvili, nuk lejohej më të kandidonte pas dy mandatesh.

Gjeorgjia me rëndësi gjeostrategjike

Aleanca gjashtëpartiake e "Ëndrrës gjeorgjiane" fitoi para një viti zgjedhjet parlamentare duke e detyruar "Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare" të Sakashvilit të kalojë në opozitë. Margvelashvili kishte deklaruar në fushatën zgjedhore për forcimin e lidhjeve si me Rusinë, ashtu edhe me perëndimin. Pas zgjedhjeve hyjnë në fuqi ndryshime kushtetuese, të cilat disa kompetenca të presidentit ia kalojnë parlamentit. Vëzhguesit janë të mendimit se megjithëse si qeveria ashtu edhe presidenti vijnë nga e njëjta parti, mund të ketë trazira politike në Gjeorgji.

Bashkimi Europian së fundi u shpreh i shqetësuar që në Gjeorgji disa ish-ministra dhe një ish-kryeministër ndodhen në burg. Nuk përjashtohet që këtë fat ta ketë më vonë edhe presidenti i sapo rrëzuar, Mihail Sakashvili. Në vend spekulohet se Sakashvili do të largohet nga Gjeorgjia menjëherë pas zgjedhjeve për t'i ikur një padie të mundshme. Gjeorgjia, një vend me 4,5 milionë banorë, konsiderohet një vend i rëndësishëm tranziti për furnizimin me energji të Europës. Po ashtu edhe pozicioni gjeostrategjik i Gjeorgjisë, krah Rusisë, Iranit, Turqisë dhe Azisë Qendrore i jep këtij vendi një rëndësi të veçantë.

Në vend spekulohet se Sakashvili do të largohet nga Gjeorgjia
Në vend spekulohet se Mikhail Sakashvili do të largohet nga GjeorgjiaFotografi: dapd