Shumë fjalë e pak vepra - Samiti i BE-së
24 Tetor 2013Në ftesën për samitin e BE-së, që zhvilon punimet të enjten dhe të premten (24.10.-25.10.) kryetari i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy, temën e "fluksit të refugjatëve në Europë" e ka përmednur fare shkurt. Edhe në deklaratën e samitit, që është në qarkulim si projektdeklaratë, tragjedia në Mesdhe luan një rol fare të vogël.
Kjo nuk mjafton për kryeministrin Enrico Letta. Pas mbytjes së qindra refugjatëve që vinin me anije nga Afrika drejt brigjeve të Lampeduzës gajtë këtijmuaji, Letta do që t'u bëjë thirrje kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, që të mendojnë një sistem të ri të shpërndarjes së refugjatëve në Europë. "Ne kemi disa vende, të cilat janë në anën tonë. Por vende të tjera e shohin ndryshe nga ne këtë problem. Ndaj ne duhet që të vendosim konsensus në nivel europian. E pikërisht për këtë gjatë vitit 2014 kur Greqia dhe Italia do të kenë presidencën e radhës gjashtëmujore në BE, ne duam të bashkpunojmë në këtë drejtim në funksionin e kryesuesit të Këshillit të BE-së me Komisionin dhe Këshillin e Ministrave." Këtë e komunikoi Letta një javë pas katastrofës së fundit në Mesdhe, kur ai bashkë me presidentin e Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso vizitoi ishullin italian përballë brigjeve afrikano-veriore.
"Europa nuk duhet t'i mbyllë sytë"
Gjermania dhe vende të tjera në Veri gjatë samitit të BE-së do t'i referohen faktit, që procedurat e azilimit në BE do t'u nënshtrohen një regulloreje të re duke nisur nga vera. I ashtuquajturi parimi i Dublin II, sipa stë cilit refugjatët duhet të qëndrojnë në vendin, ku mbërrijnë fillimisht kufijtë e BE-së, nuk duhet të preket.
Nga qarqet qeveritare gjermane mësohet, se para samitit të BE-së qysh të enjten (24.10) një grup pune i përbërë nga përfaqësue stë ministrave do të mblidhet për herë të parë. Ky grup pune duhet të konsultohet për një mbrojtje më të mirë në raste të rrezikut në det si dhe për një bashkëpunim më të mirë me vendet prej nga vijnë refugjatët.
Presidenti i Komisionit të BE-së kërkoi të mërkurën para Parlamentit Europian një angazhim më të fortë të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së. "Unë shpresoj, që Këshilli Europian do të hapë rrugën për më shumë ëprgjegjësi të përbashkëta dhe për një koordinimin të politikës së emigracionit në nivel europian." Nuk do tëketë ndonjë mrekulli, apo zgjidhje të shpejtë, por ky problem është aq i madh, sa ne kemi nevoj për masa më të forta të përbashkëta, për të shpëtuar jetë, tha Barroso.
Diskustim, por jo vendime për politikën ekonomike
Nga samiti nuk priten vendime konrkete as lidhur me problematikën e refugjatëve dhe as për një koordinim më të mrië të politikës ekonomike në BE, sipas vlerësimit të diplomatëve gjermanë. Gjermania do të insistojë edhe një herë, që vendet anëtare të vendosin marrëveshje të detyrueshme me Komisionin e BE-së, në të cilat ato të detyrohen për më shumë reforma dhe aftësi konkurruese. Por shumë vende të dobëta ekonomikisht e shohin këtë nismë me sy kritik. Ato nuk duan që t'u nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme. Komisioni i BE-së prej dy vjetësh lejohet të japë rekomandime për një politikë më të mirë ekonomike në secilin vend. Komisioni ankohet, që vetëm dhjetë përqind e rekomandimeve zbatohen faktikisht.
Presidenti i Komisionit Barroso do të insistojë, që kryetarët e shteteve dhe të qeverivetë BE-së të paktën të çojnë përpara procesin e mbikqyrjes së unifikuar të bankave.
Nga ana tjetër krerët e vendeve të BE-së janë në unanimitet lidhur me nevojën e një një tregu unik të brendshëm në BE për shëbrimet digjitale në fushën e ekonomisë, telekomunikacionit dhe internetit. Tema delikate e mbrojtjes së të dhënave do të kalohet fare tangent. Sa i përket spiunazhit me të dhënat përmes sipërmarrjeve të mëdha të SHBA-së dhe shëbrimit sekret NSA, krerët e vendeve të BE-së tani për tani nuk do ta trajtojnë në samitin aktual, sepse ata kanë pozicione të ndrshme lidhur me këtë çështje.