1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel për dy studiuese të ADN-së

7 Tetor 2020

Çmimin Nobel për Kiminë e marrin këtë vit dy studiuese nga SHBA dhe Franca. Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nderohen për zhvillimin e metodave për ndryshimin e ADN-së.

https://p.dw.com/p/3jYgD
Paul Ehrlich- und Ludwig Darmstaedter-Preis 2016 Preisträgerinnen
Studiueset Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier së bashku u nderuan me Çmimin Paul Ehrlich dhe Ludwig-Darmstaedter në vitin 2016, një nga çmimet më të rëndësishme në Gjermani për mjekësinëFotografi: picture-alliance/dpa/A. Heinl

Siç bëri të ditur Akademia Mbretërore e Shkencave në Londër dy studiueset e shkencës së kimisë, amerikanja Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nga Franca e marrin Çmimin Nobel për zhvillimin e metodës Crispr-Cas9, ose ajo që njihet edhe si "gërshëra gjenetike". Metoda "Crispr/Cas9" i ka revolucionuar shkencat gjenetike, ka krijuar mundësi të reja për mbjelljen, po ashtu ka hapur mundësi të reja për terapinë e kancerit dhe mund të bëjë realitet ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëgueshme, thuhet në vlerësimin e Akademisë së Nobelit.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna e kanë bërë efektive një nga armët më të rëndësishme të teknologjisë gjenetike, thuhet më tej. Me të studiuesit mund të ndryshojnë ADN-së e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me precizion të lartë.

Nobelpreis für Chemie 2020 Emmanuelle Charpentier, Jennifer A. Doudna
Fotografi: Youtube/nobelprize

Çmimet Nobel këtë vit janë ofruar me 10.milionë krona suedeze afër 950.000 euro. Vitin e kaluar u nderuan me Çmimin Nobel studiuesit që kishin zhvilluar bateritë ionike të litiumit, studiuesi amerikan i lindur në Jenë, John Goodenuogh, Stanley Whttingham i lindur në Britaninë e Madhe dhe japonezi Akira Yoshino.

Shumica e Çmimeve Nobel janë dhënë këtë javë. Të enjten pritet çmimi në letërsi dhe të premten ai për Paqen.

 

 

 

la/ust/kle (dpa, afp, Nobelkomittee)