1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel në Ekonomi: Vlerësohen Milgrom dhe Wilson

12 Tetor 2020

Çmimi Nobel në Ekonomi i akordohet sivjet dy shkencëtarëve, që kanë studiuar mundësitë për përmirësimin e teorisë së ankandit si dhe kanë krijuar formate të reja ankandi, komunikoi Akademia Nobel në Stokholm.

https://p.dw.com/p/3jo6e
Nobelpreis Wirtschaft 2020 Paul R Milgrom und Robert B Wilson
Fotografi: Anders Wiklund/picture-alliance/ TT

Dy ekonomistët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson vlerësohen për punën e tyre mbi teorinë e ankandit, komunikoi Akademia Mbretërore Suedeze në Stokholm të hënën (12.10).

72-vjeʕari Milgrom dhe 83-vjeʕari Wilson e kanë „përmirësuar" teorinë e ankandit dhe kanë „zhvilluar formate të reja për ankandin", theksohet në argumentimin e jurisë. Në mënyrë soimbolike gjatë komunikimit të vendimit juria goditi me një ʕekiʕ që sinjalizon hapjen e ankandit dhe iu referua rëndësisë së ankandeve në jetën ekonomike – duke nisur që nga bursa për energjinë e deri tek certifikatat e emisioneve në atmosferë.

Nga hulumtimet e të dy shkencëtarëve në fushën e ekonomisë në mbarë botën kanë përfituar si shitësit ashtu edhe blerësit e taksapaguesit, deklaroi juria. "Ankandet zhvillohen kudo dhe ato prekin jetën tonë të përditshme." Milgrom dhe Wilson punojnë në Universitetin Stanford në SHBA. Qysh përpara shpalljes së vendimit nga Akademia Mbretërore Suedeze ata konsideroheshin si favoritë për të qenë laureatët e sivjetëm të ʕmimit prestigjoz.

"Të dy studiuesit e kanë merituar Çmimin Nobel, ata janë diskutuar prej kohësh për këtë vlerësim", i tha DW-së Achim Wambach, President i Qendrës Europiane për Studimet Ekonomike (ZEW), menjëherë pas lajmit nga Stokholmi.

Të dy ekonomistët kanë ndikuar dukshëm në zhvillimin e teorisë së ankandeve dhe aplikimin e tyre. Ata kanë zhvilluar konceptin üër ankandin e parë të spektrit të frekuencave në SHBA, që u realizua prej Entit Regullator për Telekomunikacionin në vitin 1993 në SHBA. "Në këtë mënyrë ata kanë vendosur standarde për ankandet lidhur me frekuencat e telekomunikacionit, që ndërkohë përdoren në mbarë botën dhe janë në zhvillim të mëtejshëm", vë në dukje për DW Wambach.