1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi i Paqes i Dresdenit pas vdekjes për Aleksej Navalnin

12 Maj 2024

Të gërmosh në plagët e diktaturës ruse: Kritiku i njohur i Kremlinit, Aleksej Navalni nderohet pas vdekjes me Çmimin e Paqes të Dresdenit, një çmim prestigjioz në Gjermani.

https://p.dw.com/p/4fjbe
Ceremonia e dhënies së Çmimit të Paqes së Dresdenit pas vdekjes për Aleksej Navalnin - e veja Julia Navalnaja dhe ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck
Ceremonia e dhënies së Çmimit të Paqes së Dresdenit pas vdekjes për Aleksej Navalnin - e veja Julia Navalnaja dhe ish-presidenti gjerman, Joachim GauckFotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

Nderim nga Gjermania për Aleksei Navalnin. Për vetë Navalnin nderimi erdhi shumë vonë. Më 16 shkurt të këtij viti kritiku i Kremlinit i njohur në shkallë ndërkombëtare ndërroi jetë në një kamp të burgosurish në Siberi, jo larg rrethit polar në rrethana të pasqaruara. Tani në Dresden atij i jepet një nderim me çmimin e njohur të Paqes të Dresdenit. Çmimi me 10.000 euro në vlerë e merr të dielën (10.05.)për të e veja, Julia Navalnaja. Fjalimi i nderimit vjen nga ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck, që pas lajmit të vdekjes e nderoi atë me fjalët se, Navalni është "ikonë e rusëve të ndershëm". Anëtarë të Asamblit Shtetëror të Aktorëve të Dresdenit prezantojnë fjalimet e Aleksei Navalnit para gjyqit.

Julia Navalnaya dhe Alexei Navalny
Julia Navalnaya dhe Alexei NavalnyFotografi: Sefa Karacan/AA/picture alliance

Një bloger me sens humori

Navalny, lindur në vitin 1976, luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes në Rusi duke u bërë i njohur në botë- Ai mbijetoi para disa vitesh një atentat me helm kundër tij, por vendosi të kthehej megjithatë në vendlindje. Si bloger, Navalni me sensin e humorit të hollë tërhiqte miliona vetë, por sidomos ruset e rusët e rinj. Ai luftoi kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë së Vladimir Putinit duke bërë armiq të fuqishëm. Kremlini bëri ç'ishte e mundur për ta mbajtur atë larg nga politika. Megjithatë Navalni ia doli të organizonte në të gjithë vendin mbështetësit.

Biznesmen, avokat, politikan

Navalni e filloi karrierën si avokat dhe biznesmen. Në fund të viteve 90-të ai u angazhua me partinë liberale të majtë, Jabloko, por u përjashtua në vitin 2007, për shkak të konflikteve me lidershipin e partisë, edhe pse ai kishte qëndrime nacionaliste. Në këtë kohë, Navalni ishte aktiv në një lëvizje nacionaliste, e për këtë arsye ishte i kontestuar në disa qarqe të opozitës.

Julia Nawalnaja do të vazhdojë protestën kundër Putinit, Navalnaja me xhaketë të kuqe duke folur në video
Julia Nawalnaja do të vazhdojë protestën kundër PutinitFotografi: AP Photo/picture alliance

Por për reagime në botë u bë shkak atentati me helmim në vitin 2020. Navalni u soll në Berlin, ku ai u trajtua me sukses në spitalin Charite dhe e mbijetoi sulmin. Për sulmin ai bëri përgjegjës personalisht shërbimin e brendshëm sekret rus dhe Putinin. Pas shërimit Navalni vendosi të kthehej në Rusi. Por sapo mbërriti në Aeroportin e Moskës au u arrestua dhe më vonë u dënua me 19 vite burgim. Në dhjetor 2023, Navalni për disa javë u zhduk, më vonë u bë e njohur, se ai ndodhej në një kamp në veri të Siberisë.

I fuqishëm në fjalë para gjyqit

Navalni ishte ankuar gjithmonë për shkeljen e të drejtave të tij në burg. Senacat gjyqësore, Navalni i përdori deri në fund për të ushtruar me gjuhë të fortë kritikën e ashpër të tij kundër sistemit autoritar të Putinit dhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Aleksej Navalni zhvilloi një luftë ta pabarabartë. Pak javë pas vdekjes së tij, Putini vetë madje konfirmoi, se pak para vdekjes kishte pasur përpjekje për këmbim të burgosurish. Pse kjo nuk u bë dhe nëse ky pretendim qëndron nuk dihet.

Nderim pas vdekjes së Navalnit, lule e fotografi e Navalnit para konsullatës ruse
Nderim pas vdekjes së NavalnitFotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

Regjimi rus i lufton me brutalitet kritikët

Edhe pas vdekjes së Navalnit, regjimi rus vazhdon të luftojë me brutalitet të madh kritikët e sistemit. Përkrahës në Britaninë e Madhe u shprehën të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të një kolegut të Navalnit, Vladimir Kara-Mursa. 42 vjeçari u dënua në prill me 25 vite burg për shkak të "tradhtisë së lartë"-më parë në një fjalim në SHBA ai e kishte akuzuar Rusinë për "krime lufte" në Ukrainë. Ky dënim ka qenë dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për kritikë të Putinit. Familja e avokatët e Kara-Mursa kanë bërë të ditur, se paralelisht me fatin e Navalnit, shërbimet sekrete ruse janë përpjekur të helmojnë Kara-Mursan. Që atëherë ai ka probleme të rënda shëndetësore.

"Navalni u bë rrezik për Putinin"

Në fjalën e jurisë për çmimin e Paqes nga Dresdeni, thuhet, se "Navalni gërryente gjithmonë plagët e diktatirës ruse dhe u bë rreziku më i madh për Putinin dhe sistemin e tij. Për këtë arsye ai ishte një i burgosur politik, vdekja e tij të cillit është reprezentative për njerëz të panumërt që angazhohen për lirinë dhe demokracinë." Çmimin e jep shoqata "Miqtë e Dresdenit, Gjermani", një çmim që përvit përkujton shkatërrimin e Dresdenit nga bombardimet e aleatëve më 13 shkurt 1945. Me këtë çmim shoqata kërkon të veprojë kundër përvetësimit të këtij përvjetori nga ekstremistët e djathtë.

Pas vdekjes së Navalnit, bashkëshortja e tij është vendosur në fokus të opinionit. Më 16 shkurt, menjëherë pas vdekjes së Navalnit, ajo bëri thirrje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të nxirret Putini para përgjegjësisë. Ai dhe ndihmësit et ij duhet të "ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendti tonë, familjes sime dhe bashkëshortit tim". Në fillim të majit u bë e ditur, se Deutsche Welle nderon me "Çmimin e Lirisë së Fjalës" Julia Navalnajan, çmimi ndahet në qershor. Çmimin e Paqes të Dresdenit që jepet nga viti 2010 e kanë marrë ndër të tjerë edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbatçov, që ka ndërruar jetë dhe dirigjenti Daniel Barenboim.