1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimet e ushqimeve pengojnë arritjen e objektivave të OKB-së

Monika Hoegen /Pandeli Pani3 Maj 2012

Raporti i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i kushtohet çështjes se në çfarë mase e ka penguar shkalla e rritjes globale të çmimeve të ushqimeve arritjen e objektivave të OKB-së për mijëvjeçarin.

https://p.dw.com/p/14oKa
Lebensmittelpreise explodieren im Iran *** Quelle: IRNA Lizenz: Frei eingestellt im April 2012
Fotografi: IRNA

I ashtuquajturi Raport Global i Monitorimit shqyrton çdo vit se deri në ç'masë janë vënë në jetë tetë qëllimet e projektit të Kombeve të Bashkuara për mijëvjeçarin që kanë të bëjnë me përgjysmimin e varfërisë në vendet e pazhvilluara në të gjithë botën deri në vitin 2015. Raporti për vitin 2012 i publikuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kushtohet çështjes se në çfarë mase e ka penguar shkalla e rritjes globale të çmimeve të ushqimeve arritjen e objektivave të OKB-së për mijëvjeçarin. Një përfundim i rëndësishëm: Uria dhe kequshqyerja nuk janë vetëm pasoja të varfërisë, por edhe shkaqet e saj kryesore.

Në shikim të parë gjendja nuk duket aq keq: Në krahasim me vitin 1990 sot të ardhura prej vetëm 1,25 $ në ditë ka vetëm gjysma e atyre që ishin regjistuar në vitin 1990. Këta njerëz konsiderohen për këtë arsye si absolutisht të varfër. Në shumë vende në zhvillim janë rritur shumë përqindjet e regjistrimit në shkollë. Ky ishte edhe objektivi numër dy i mijëvjeçarit - shkollim bazë për të gjithë fëmijët deri në vitin 2015 - është arritur në masë të madhe. Kjo mund të thuhet gjithashtu për objektivin numër 7, përkatësisht për të rritur numrin e njerëzve që kanë qasje në ujë të pijshëm. Në këtë drejtim është bërë progres i rëndësishëm. Por në lidhje me objektivin për shëndetin e nënave dhe të fëmijëve në vendet në zhvillim, perspektiva duket e zymtë. Objektivat 4 dhe 5 të e mijëvjeçarit, lufta kundër vdekshmërisë së fëmijëve dhe të nënave, janë shumë larg asaj që duhej të ishte arritur shumë kohë më parë. Kjo ka të bëjë shumë edhe me ushqimin e keq. Dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e çmimeve të larta për ushqimet. Pas rritjes që shënuan në vitin 2007 dhe 2008, çmimet e ushqimeve janë rritur vitin e kaluar përsëri në mënyrë drastike.

Dakar, Senegal, april 19th 2008. The soaring cost of staple foods and the resulting hunger crisis. Men load a truck with bags of rice from Thailand. They will be divided into different regions in Senegal. Foto: Maxppp De Poulpiquet +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Para së gjithash prej rritjes së çmimit të ushqimeve, vuajnë të varfërit që kanë pak të holla dhe prandaj edhe më pak para për ushqim në dispozicion. Për këtë arsye ata jo vetëm që kanë më pak ushqim, por blejnë edhe ushqime më të këqia. Për shembull në vitin 2010 në Tanzani është ulur me një të pestën numri i familjeve të varfra që mund të përballojnë tri vakte në ditë. E gjithë kjo ka një efekt shkatërrues ndër fëmijët e vegjël, thotë Jos Verbeek, përfaqësues i Bankës Botërore dhe autori kryesor i Raportit të Monitorimit Global 2012: "1000 ditët e para janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin mendor të fëmijës. Dhe nëse kjo nuk garantohet në 1000 ditët e para, atëherë fëmija ka probleme dhe dëme për gjithë jetën e vet".

Për t'u ardhur në ndihmë këtyre grupeve të popullsisë në rrezik duhet që në vetë vendet në zhvillim të ngrihen programe të mbrojtjes sociale në mënyrë që ato të jenë të përgatitura më mirë ndaj luhatjeve ekstreme në ekonominë globale Po ashtu Raport Global i Monitorimit propozon edhe ndërhyrjen nga ana e shtetit që ky t'u ofrojë fermerëve lokalë mundësi për t'i ruajtur prodhimet e tyre, p.sh. drithin apo misrin, në mënyrë që në rast se ka ngushtica në furnizim t'ua blejë ato atyre me një çmim të caktuar.