1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicra fitoi -Eurovizionin e ndoqën rreth 8 milionë gjermanë

12 Maj 2024

Rreth 8 milionë vetë e ndoqën finalen e Eurovizionit 2024 në Gjermani. Eurovizionin 2024 e fitoi këngëtari zviceran, Nemo me këngën "The Code".

https://p.dw.com/p/4fktJ
Zvicra fitoi Eurovizionin 2024 - këngëtari Nemo Sieger
Zvicra fitoi Eurovizionin 2024, këngëtari Nemo SiegerFotografi: Jessica Gow/TT News Agency via AP/picture alliance

Finalja e Eurovizionit në Gjermani u ndoq nga një numër i madh shikuesish, pak a shume so vitin e kaluar. Rreth 8 milionë vetë e panë finalen e transmenstuar live nga televizioni ARD. Në fund të garës gjigante muzikore, më e ndjekura në botë, brohoritjet u dëgjuan për Zvicrën. Eurovizionin 2024 e fitoi këngëtari zviceran, Nemo me këngën "The Code". Kjo ishte hera e tretë për Zvicrën që fitoi Eurovizionin.

Eurivizioni 2024 - Nemo Sieger
Fotografi: Martin Meissner/AP Photo/picture alliance

Kroacia zuri vendin e dytë. Nemo është fituesi i parë jo-binar i Eurovizionit. Ai thotë se nuk e ndjen veten as si grua dhe as si burrë. Gjermania me këngën e Isaak zuri vendin e 12-të. Ky ishte vendi më i mirë për Gjermaninë që nga viti 2018, kur këngëtari Michael Schulte zuri vendin e katët.

Këngëtarja izraelite, Eden Golan
Këngëtarja izraelite, Eden GolanFotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

Eurovizioni 2024 u shoqërua nga protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të ofensivës ushtarake në Gaza. Kjo ofesivë e gjerë u shkaktua pas masakrës së Hamasit më 7 tetor vitin e kaluar. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e mjaft vende të tjera.

la/ag