1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zviceranët votojnë pro kufizimit të emigracionit.

pp (dpa,afp,rtr)9 Shkurt 2014

50.3 për qind e elektoratit votoi në referendum pro projektit "Kundër emigrimit masiv".

https://p.dw.com/p/1B5t1
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria dhe përfaqësuesit e ekonomisë dhe të biznesit në Zvicër janë të shokuar. Shumica e qytetarëve - edhe pse një shumicë e vogël - dëshiron që Zvicra ta kufizojë në të ardhmen edhe më shumë numrin e emigrantëve që shkojnë për të punuar dhe jetuar aty nga vendet e Bashkimit Evropian.

50.3 për qind e elektoratit votoi në referendum pro projektit "Kundër emigrimit masiv". Ky referendum ishte iniciuar nga partia populiste e djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP), e cila sheh si shkak për shumë probleme në Zvicër fluksin e të huajve.

Limiti nuk është caktuar ende

Qeveria në Bernë duhet ta zbatojë kërkesën e miratuar përmes referendumit brenda tre vjetësh. Deri tani nuk është vendosur konkretisht se cili do të jetë limiti që do të vendoset për të kufizuar emigracionin. Kuota duhet të marrë parasysh "interesat ekonomike" të vendit, thuhet në një projektdokument.

50.3 për qind e elektoratit votoi në referendum pro projektit "Kundër emigrimit masiv".
50.3 për qind e elektoratit votoi në referendum pro projektit "Kundër emigrimit masiv".Fotografi: picture-alliance/dpa

Komisioni i BE-së në Bruksel shprehu keqardhjen për këtë përfundim të referendumit. Në një deklaratë thuhet se tani duhet të analizohen pasojat dhe se ndoshta duhet të rinegociohen marrëveshjet ekzistuese mes Zvicrës dhe BE-së. Zvicra është partnere e asociuar e BE-së dhe vendosja e kuotave të emigracionit bie në kundërshtim me të drejtën e lëvizjes së lirë të personave. Në rast pra se vendosen kuota të tilla Komisioni Evropian në Bruksel kërcënoi me pasoja. Madje dhe marrëveshja për tregun e brendshëm mund të anulohet, u tha në Bruksel.

Zvicra ka nevojë për BE-në

Emigracionit i punonjësve të kualifikuar nga BE-ja për në Zvicër dhe eksportimi praktikisht pa pengesa i prodhimeve zvicerane në tregun e madh të BE-së janë faktorët kryesore për bumin ekonomik në Zvicër. Gjysma e eksporteve zvicerane shkojnë në vendet e BE-së, ku ekonomia zvicerane fiton një në çdo tre franga.

Përqindje e lartë të huajsh

Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Zvicrës dhe BEs-ë në vitin 2002 për në Zvicër emigrojnë pothuajse 80.000 vetë në vit.

Symbolbild Steuerhinterziehung mithilfe der Schweiz
Fotografi: mopsgrafik - Fotolia.com

Ndërkohë, përqindja e të huajve është thuajse 25 për qind, dhe popullsia e Zvicrës rreth tetë milionë. Kjo përqindje është pothuajse tri herë më e lartë se në Gjermani.

Si disavantazhe nga imigracioni shumë zviceranë konsiderojnë rritjen e qirave dhe të çmimeve të shtëpive në nivele rekord si dhe rrugët dhe trenat e mbushur plot. Zvicra konservatore fitoi ndaj Zvicrës liberale, sepse shumë zviceranë mendojnë se pre emigracionit vihet në diskutim identiteti i tyre, thotë studiuesi Claude Longchamp i institutit për demoskopi gfs.bern.