1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zvicër: Rregulla më të rrepta për emigracionin

Carla Bleiker/Angjelina Verbica9 Shkurt 2014

Në Zvicër qytetarët votuan për rregulla më të rrepta për emigracionin nga vendet e BE-së. Deri tani në Zvicër shkojnë rreth 80 000 emigrantë në vit.

https://p.dw.com/p/1B5WD
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur flasin për Zvicrën shumë gjermanë kujtojnë "Heidin", malet e mbuluara me borë dhe llogaritë bankare të siguruara mirë. Fqinji jugor është një destinacion i pëlqyer për pushime, por gjithnjë e më shumë gjermanë shkojnë për të punuar në Zvicër. Kjo është e mundur për shkak se vendi i vogël neutral ka nënshkruar një marrëveshje në 1999 një marrëveshje për lëvizjen e lirë me BE-në. Edhe pse Zvicra nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, që atëherë qytetarët e BE lejohen të migrojnë në Zvicër thuajse pa kufizime.

Në referendumin e zhvilluar në mbarë vendin zviceranët votuan të dielën (09.02.2014) pro "Iniciativës kundër migrimit masiv" të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), partia populiste e djathtë. Ajo do ta kufizojë numrin e migrantëve dhe të vendosë kuota. Deri tani në Zvicër vijnë rreth 80 000 migrantë në vit, në një vend me 8,1 milionë banorë. Sipas gazetës javore "Die Zeit", kjo është rritja më e madhe e popullsisë së vendit që nga vitet 1960-të. Zvicra rritet çdo vit me popullsisnë e qytetit të Lucernit.

Zvicra 'po pëlcet nga të gjitha anët'

"Gjendja është e tillë, që ne e bëjmë këtë nismë, sepse ka kaluar çdo masë", tha kryetari i partisë SVP Toni Brunner në radion gjermanoperëndimore. "Ne kemi migracion shumë të madh. Përmes iniciativës sonë Zvicrës i kthehet kompetenca, për të marrë vetë në dorë timonin, për të bërë vetë kufizimet dhe për të seleksionuar më shumë në tregun e punës."

Politikani i SVP-së zvicerane Christoph Blocher
Politikani i SVP-së zvicerane Christoph BlocherFotografi: Fabrice Coffrini/AFP/Getty Images

Pa numrin e madh të të huajve, në Zvicër ai është rreth 23 përqind, vendi do t'i kishte punët më mirë, thotë Christoph Blocher, shefideolog dhe zëvendëspresident i SVP. "Të gjtiha problemet, që kemi, vijnë prej kësaj", tha Blocher. "Mungesë vendi, mungesë banesash, probleme me shkolla. Po pëlcet nga të gjitha anët."

Të gjitha partitë e tjera janë kundër iniciativës së SVP. Ata i akuzojnë populistët e djathtë se bëjnë panik dhe paralajmorojnë nga rreziku i izolimit të Zvicrës. Partia Demokratike Qytetare (BDP) u druhet pasojave negative për vendin, nëse numri i fuqisë punëtore nga jashtë do të kufizohet në mënyrë drastike.

Racizmi shumë i përhapur?

Por për iniciativën kundër migracionit nuk votojnë politikanët në Këshillin Nacional, parlamentin e vendit, por populli. Dhe këtu mendimet për bashkëqytetarët e huaj nuk janë vetëm pozitive.

"Shumë njerëz në Zvicër kanë tendencën që të jenë racistë", tha në radion Deutschlandfunk Andreas Gross, përfaqësues i partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP) në Këshillin Nacional. Ai i njeh shqetësimet e bashkëatdhetarëve të tij për qytetet e stërmbushura, dompingune pagave, por ai thotë edhe se: "shumë zviceranë kanë shqetësime, sa sa më mirë t'i kenë punët aq më shumë shqetësime kanë." Për vajtimin në nivel të lartë apo madje për një iniciativë për të ulur numrin e fuqisë së huaj punëtore, Gross nuk ka mirëkuptim. "Ne i kemi punët mirë, si rradhë ndonjëherë dhe kjo falë njerëzve, që punojnë këtu."

Andreas Gross, deputet i Këshillit të Evropës
Andreas Gross, deputet i Këshillit të EvropësFotografi: dapd

Ndër ta ka edhe shumë gjermanë. Njëri prej tyre është Jens Eckstein, mjek në spitalin universitar në Bazel. Sipas një vlerësimi të shoqatës zvicerane të infermierëve dhe sanitarëve në sektorin e shëndetësisë rreth 30 der 40 përqind e personelit vijnë nga jashtë. Eckstein erdhi në spital në Basel për shkak të pagesës më të mirë dhe vetë nuk ka përvojë me ksenofobinë. "Në spital më vlerësojnë shumë, përndryshe nuk do të kisha qenë më këtu", tha Eckstein radion e Hessenit.

Fundja Zvicra ka lidhur një marrëveshje detyruese me BE. Përveç kësaj marrëveshja e lëvizjes së lirë është pjesë e një pakete me shtatë marrëveshje me BE. Sikur një partner të tërhiqej vetëm nga njëra prej tyre, edhe të tjerat do të bëheshin të pavlefshme. Në rrezik është për shembull hyrja e lirë në tregun e brendshëm evropian me 500 milionë konsumtarët e tij. Dhe atë Zvicra me siguri që nuk do ta humbasë, fundja 60 përqind e eksperteve të saj shkojnë në BE. Edhe pas rezultatit të referendumit situata do të mbetet e tensionuar në vendin e vogël me malet e mbuluara me borë dhe me banka te sigurta.