1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gipfel Strarssburg

24 Nëntor 2011

Në Strasburg u zhvillua samiti i treshes Merkel-Sarkozy-Monti. Temë kryesore e diskutimit mes tyre ishte kriza e borxheve dhe futja e eurobondeve.

https://p.dw.com/p/13GXc
Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në Strassburg
Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në StrassburgFotografi: dapd

Tre krerët e tre ekonomive më të mëdha në Evropë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kryetari i qeverisë italiane, Mario Monti diskutuan këtë të enjte(24.11) mbi krizën e borxheve. Mario Monti paraqiti edhe planet e qeverisë së tij për kursime, për të luftuar krizën e thellë të borxheve në Itali. Ai e vlerësoi bashkëpunimin italiano-gjermano-francez si të rëndësishëm për BE-në.

Ndërkohë Gjermania dhe Franca kanë vendosur që të paraqesin këto ditë propozime për ndryshime në Marrëveshjen e BE-së. Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy bën të ditur pas takimit me Montin se do të futen sanksione automatike për vendet të cilat nuk u përbahen rregullave të buxhetit. Merkel dhe Sarkozy theksuan se kanë besim të plotë tek veprimi i Bankës Qendrore Evropiane dhe nuk do të ketë kërkesa të tjera ndaj këtij institucioni financiar.

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppé ishte përpjekur më parë të rrisë të enjten preisionin ndaj kancelares Merkel. Ai kërkoi "rol esencial të Bankës Qendrore Evropiane, për të qetësuar tregjet". Nga ana tjetër ai u tregua i hapur për propozimin e Berlinit për të ndryshuar marrëveshjet evropiane, me qëllim që të forcohet disiplina buxhetore në Evropë. Monti paraqet këtë të enjte në Strasburg edhe planet e qeverisë së tij për kursime për të luftuar krizën e thellë të borxheve në Itali. Temë tjetër debati duket se do të jenë edhe eurobondet. Më parë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso kishte plasur grindja për futjen e eurobondeve si mjet për të luftuar krizën e borxheve në BE.

Mario Monti, kryeministri i Italisë
Mario Monti, kryeministri i ItalisëFotografi: dapd

Kancelarja gjermane ka kritikuar propozimin e Barrosos për obligacione të përbashkëta të vendeve të eurozonës si "për të ardhur keq dhe të papërshtatshme". Mesazhi i gabuar është që eurozona duket sikur i zgjidh problemet e saj përmes një kolektivizimi të borxheve, tha Merkel gjatë një debati për buxhetin në Bundestagun gjerman. Barroso më parë kishte propozuar tre modele për obligacione të përbashkëta. Komisioni do të vëzhgojë me rreptësi në të ardhmen projektbuxhetet e shteteve anëtare të BE-së, premtoi Barroso.

Autor: L.Arapi/ rtr dapd rdpa

Redaktoi: Mimoza Kelmendi