Zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare - Cili është kuptimi i filozofëve antik grekë sot?
9 Prill 20101. Në Hungari zhvillohen zgjedhjet parlamentare ditën e dielë. Vendi, dikur model i Evropës Lindore, po zë vendet e kryetitujve në media me konfuzionin politik dhe krizën e thellë ekonomike. Pa ndihmën e BE-së dhe FMN-së vendin e kërcënon falimentimi shtetëror. Tanimë vijnë edhe sinjale për një kthesë politike drejt së djathtës radikale në Hungari. Socialistët që prej tetë vitesh në pushtet ndodhen para dështimit të plotë në zgjedhje. Fitues duket se do të jetë koalicioni nacional-konservator "Lidhja e demokrateve të rinj", pasi sondazhet e deritanishme parashikojnë një fitore maxhorance deri në 2/3. Por një fitues potencial duket partia ekstremiste e djathtë "Jobbik", e cila mund të marrë 15% deri në 20% të votave. Keno Verseck:
2. Platoni, Aristoteli dhe Epikuri, – këta janë vetëm disa nga emrat më të spikatur të antikës greke. Deri në ditët tona kultura evropiane bazohet mbi veprat e krijuara nga filozofët e antikitetit në shekullin e pestë para erës sonë. Pyetja e vetme që shtrohet është: Cili është kuptimi i këtyre veprave ose e thënë më mirë: si lexohen sot këto tekste, çfarë domethëniesh janë të përshtatshme dhe cilat jo? Kersten Knipp ka vrarë mendjen për të gjetur se çfarë mund të na thonë neve filozofët dy mijë e pesëqind vjet më vonë.