Zgjidhja për Kosovën duhet të bëhet shpejt nëpërmjet një rezolute në KS
4 Korrik 2007Grupi negociator i Kosovës, kërkon me këmbëngulje dhe urgjentisht që në KS-it, të votohet një rezolutë mbi bazën e planit të Marti Ahtisarit dhe në këtë mënyrë të zgjidhjet çështja e statusit të Kosovës. Udhëheqësit politik kosovarë duken të lodhur nga pritjet dhe në këtë linjë, tërheqin vërejtjen se zgjidhja e statusit të Kosovës, nuk mund të mbetet peng i kundërshtarëve të procesit.
Grupi negociator i Kosovës, vazhdon të kundërshtojë hapjen e pakos së Marti Ahtisarit, sepse sipas këtij mekanizimi çdo rinegocim i kësaj pakoje e bënë atë të pazbatueshme në Kosovë. Prandaj në këtë kuadër grupi negociator ka një qëndrim.
Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, në këtë fazë të zgjidhjes së statusit ndihen të pafuqishëm që të ndikojnë tek mekanizmat ndërkombëtarë të vendimarrjes dhe për këtë fakt ata vetëm në mënyrë deklarative po shfaqin kërkesat e tyre në këtë fazë të pritjes për një zgjidhje të shpejtë të statusit. Në këtë linjë udhëheqësit politik kosovarë vazhdojnë të besojnë në premtimet e aleatëve të Kosovës, sidomos në SHBA-së, ndërsa vazhdimisht theksojnë faktin që status-quo, në Kosovë është e paqëndrueshme.