1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Bavari: rezultat i rrezikshëm për kancelaren Merkel

Volker Wagener/Bahri Cani16 Shtator 2013

Bavaria vendosir që CDU-ja sërish të ketë shumicën absolute në parlamentin e landit. Rezultatet mund të ndikojnë në zgjedhjet e ditës së diel.

https://p.dw.com/p/19iDZ
Horst Seehofer- fitues i zgjedhjeve në BavariFotografi: Reuters

Në fund nuk pati ndonjë befasi tepër të madhe. Që në prognozat e para pas mbylljes së vendvotimeve u pa se në Bavari janë kthyer raportet që kanë mbizotëruar me dekada të tëra. Unioni Kristiansocial CSU, e ka korrigjuar gabimin nga viti 2008, kur u desh të krijojë një koalicion me liberalët. CSU tani sërish ka fituar shumicën absolute. Ndërsa dështimi total i liberalëve është pritur. Ata kanë mbetur jashtë parlamentit të landit. Partia Socialdemokrate (SPD) e ka shtuar numrin e votave. Megjithatë ka fituar shumë pak për të shpresuar ndonjë mrekulli dhe fitoren e kandidatit të tyre për kancelar, Peer Steinbrück, në zgjedhjet parlamenare të ditës së diel.

Roli i zgjedhësve të pavendosur

Por në shikim të dytë, zgjedhjet në Bavari japin disa sinjale të rëndësishme. Wshtë shtuar numri i votuesve. Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 65 % e njerëzve me të drejtë vote, që do të thotë 7 % më shumë se para pesë vitesh. Më së shumti ka përfituar CSU-ja, që befason sepse ajo edhe deri tani ka qenë në pushtet. Kjo është e rrallë dhe jo e zakonshme. Normalisht janë partitë opozitare ato që mund t'i mobilizojnë më lehtë votuesit e tyre dhe jo partitë në pushtet. CSU ka përfituar vota në kurriz të liberalëve, të cilët mbetën jashë parlamentit të landit. CSU tani mund të qeverisë pa koalicion.

Kush ka frikë nga alternativa?

Të gjitha partitë e vogla kanë shënuar rënie të votave. Kanë përfituar vetëm CSU dhe SPD. Konservatorët më shumë, e socialdemokratët më pak. Për zgjedhjet e 22 shtatorit nuk mund të jepen prognoza të sakta për disa shkaqe. Partia kritike ndaj Evropës, "Alternativa për Gjermani" (AfD), nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e Bavarisë, por do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare. Ajo shpreson se do të fitojë vota në krahun e kancelares Angela Merkel dhe partisë së saj CDU, sepse jo të gjithë simpatizantët e partive të Unionit janë të kënaqur me politikën e saj ndaj euros dhe borxheve. Në qendrën e CDU-së shtrohet pyetja: sa vota do t'ua marrë alternativa AfD?

Bundestagsdebatte Angela Merkel 03.09.2013
Angela MerkelFotografi: Johannes Eidele/AFP/Getty Images

LIberalët në krizë

Shumë më i rëndësishëm për të ardhmen e kancelares Merkel do të jetë fati i liberalëve, të cilë në Bavari fituan vetëm tre përqind të votave. Ekspertët thonë se paritë e Unionit do ta ndihmojnë FDP dhe do të kërkojnë nga zgjedhësit e tyre që votën e dytë tia japin kësaj partie. Ndryshme, liberalët mund të mbeten jashtë parlamentit, sepse është shumë e mundur që të mos fitojnë pesë përqind të votave. Zyrtarisht CDU-ja ka mohuar mundësinë e huazimit të votave, por historia e zgjedhjeve të kaluara dëshmon ndryshe. Votuesit janë të prirë shpesh që për hirë të mbetjes së partisë së tyre në pushtet, të votojnë listën e partisë tjetër që është në koalicion. Në veçanti kur dihet se në rast të kundërt, CDU-ja mund të futet në koalicion vetëm me socialdemokratët. Ndryshe Merkel mund të përshëndetet nga pushteti.

Landtagswahl Bayern 2013 FDP
Krerë e FDP pas disaftës në BavariFotografi: Reuters

Për FDP këto zgjedhje do të thonë krejt apo hiç, që tregojnë edhe reagimet e para. Kryetari Philipp Rösler foli vetëm një minut për dështimin total në Bavari dhe më pas iu kushtua zgjedhjeve të ditës së diel. Tani është në pyetje Gjermania tha ai.

Pak më shumë SPD në Bavari

Socialdemokratët në Bavari kanë kaluar më mirë se që është pritur. Ata mund të përfitojnë nga ky fakt edhe në nivelin federal. Kancelarja Merkel ende ka përparësi shumë të mëdha ndaj kandidatit të socialdemokratëve Steinbrück, por vlerat e kandidatit opozitar po rriten. Steinbrücku është tani edhe më i bindur se mund të ketë ndryshime.