1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CSU triumfon në Bavari

dpa/Mimoza Kelmendi16 Shtator 2013

Bavaria ka zgjedhur CSU-në që të qeverisë me shumicë absolute. Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në këtë land, FDP pësoi disfatën më të madhe.

https://p.dw.com/p/19i1b
Kryeministri Horst Seehofer/CSUFotografi: Reuters

Unioni kristiansocial, CSU ka fituar bindshëm në zgjedhjet parlamentare të landit në Bavari. Kryeministri Horst Seehofer mund të qeverisë në të ardhmen me një shumicë absolute. Patneri i saj tradicional në koalicionin qeverisës, FDP-ja liberale ka pësuar një humbje prej 5 për qind. Socilademokratët fituan, por jo me një diferencë të madhe nga zgjedhjet e mëparshme. Pas rezultateve paraprake të publikuara këtë të hënë (16.09), CSU paraprin me rezultatin 47,7 për qind, SPD me 20, 06 për qind, FDP nga 8,0 për qind që kishte shënuar më 2008, arriti rezultatin më të ulët në 3,3 për qind. Të Gjelbërit humbën lehtë në krahasim me zgjedhejt e mëprashme duke arritur rezulttain me 8, 6 për qind ndërsa Zgjedhësit e Lirë arritën të fitojnë 9,0 për qind të votave.

Ndërsa partitë: të Majtët dhe Piratët nuk arritën të kalojnë pragun për të hyrë në parlament. Kështu CSU do të ketë në të ardhmen 101 deputetë gjithësej në Parlament. Për zgjedhjet e Bundestagut javën e ardhëshme këto zgjedhje mbaheshin si test edhe për kancelaren Angela Merkel(CDU) e cila është deklaruar në rast fitoreje për një vazhdim të koalicionit qeverisësme liberalët e FDP. Pas disfatës së FDP tashmë në këtë land, mbetet e diskutueshme dhe e rrezikshme ky rezultat për Merkelin, mendojnë analistët.