Yjet e Motor Show në Detroit
Auto Show në Detritoit, është eventi i parë kryesor çdo fillim viti për industrinë e automobilëve. Rreth 200 prodhues nga e gjithë bota prezantojnë për herë të parë për publikun rreth 50 modele të reja autmojetesh.
Provë e rëndësishme për Mercedes
Sipas ekspertëve të automjeteve C-Klassi i ri nga Mercedes është premiera botërore më e rëndësishme e panairit në Detroit. Makina, e cila u prodhua për herë të parë në SHBA, do të jetë vendimtare për të treguar nëse Mercedes do të vazhdojë të mbetet prodhuesi i preferuar në tregun amerikan.
Audi me model kompakt sportiv
Konkurencë e fortë për kompaninë nga Schwaben vjen gjithashtu nga Gjermania. Audi për shembull shkel fort gazin dhe vazhdon rritjen në tregun amerikan. Prodhuesi nga Ingolstadt në këtë panair prezanton modele me dizajn të zhvilluar dhe një 4x4 për çdo lloj rruge dhe terreni.
BMW me shumë të reja
Kompania nga Bavaria prezanton për herë të parë tre modele: M4-Coupé (në fotografi), M3-Limousine dhe BMW 2-Coupé. Modelet M kanë një motor me 431 kuaj fuqi. Por në stendën e panairit janë edhe automjetet elektronike i3 dhe i8.
Mini aspak e vogël
Bija e BMW, Mini, tregon në Detroit veshjen e re. Dizjani u zhvillua më tej dhe motorët u rinovuan tërësisht. Ky model do të hidhet në treg në fillim të këtij viti. Por shtrohet pyetja nëse amerikanët do të duan të ulen në një makinë kaq të vogël. Sidoqoftë 66 mijë ekzemplarë Mini u shitën në vitin 2013.
Volvo mbetet besnike
Marka tradicionale suedeze prej disa kohësh i përket prodhuesve kinezë të automjeteve Geely. Ata investojnë paratë dhe u kanë lënë dorë të lirë suedezëve. Në Detroit do të prezanohet për herë të parë modeli XC Coupé. Ajo tregon arkitekturën e re të së ardhmes së modeleve të Volvos.
Chevrolet shumë sportive
Marka e General Motors prezanton Corvette Z06 që do të hidhet në treg në vitin 2015. Prodhuesit premtojnë se do të jetë modeli më i fortë i makinës sportive ikonë amerikane. Nën kofano fshihet një motor më i fuqishëm me 620 kuaj fuqi, që do ta lerë në hije paraardhësen e saj me vetëm 512 kuaj fuqi.
Ford i var shpresat tek kuajfuqia
Një Ford Mustang me katër në vend të gjashtë cilindrave normalë? Nuk mund të besohet! Thashethemet e fansave të Fordit rezultuan të ishin të vërteta. Tani prezantohet Mustangu me motor EcoBoost me katër cilindra. Gjithsesi 309 kuaj fuqi janë sërish të mjaftueshëm.
Toyota prezanton Lexus
Premierën e saj botërore Lexus RC e pati në nëntor në Tokio. Tani në Detroit në skenë u ngjit modeli F me dy dyer i makinës sportive coupé. 450 kuaj fuqi nën kofano dhe një motor pesë litërsh, të japin mundësi të ngasësh me shpejtësi, por edhe të kursesh.