1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220711 Ungarn Medien

23 Korrik 2011

Çfarë saktësisht ndalon, apo lejon ligji i ri hungarez i medias? Një gazetar kritik hungarez do të gjejë përgjigje për këtë me ndihmën e faqes së tij të internetit, një lloj “Wikileaks në gjuhën hungareze".

https://p.dw.com/p/121oh
Protesta kundër ligjit të ri të medias në Hungari
Protesta kundër ligjit të ri të medias në HungariFotografi: picture-alliance/dpa

Që prej 4 korrikut ekziston faqja hungareze e zbulimit "atlatszo" dhe tashmë themeluesi dhe kryeredaktori i saj Tamas Bodoky ka të bëjë me policinë, siç tregon ai në një takim në një kafene në Budapest: "Unë kam publikuar një raport për një sulm piraterie në internet kundër një firme këshilluese financiare. Sulmi i piratëve të internetit ndodhi vitin e kaluar, por askush nuk ka guxuar deri tani të raportojë, për arsye se firma në vetvete është një kontribues i madh në media të ndryshme. Një ditë pas botimit policia trokiti në derë tek unë dhe më pyeti, se nga se kisha dijeni në lidhje me sulmin e hakerëve. Ata konfiskuan një nga harddisqet e mia, duke iu referuar ligjit të ri për mediat. "

Ligji i qeverisë Orban për mediat ndodhet prej muajsh nën zjarrin e kritikës

epa02537503 Hungarian Kryeministri hungarez Viktor Orban në parlamentin evropian në Strasburg
Kryeministri hungarez Viktor Orban në parlamentin evropian në StrasburgFotografi: picture alliance/dpa

Pasi Hungaria dorëzoi presidencën gjashtëmujore të rradhës së BE, kryeministri Viktor Orban nën vëzhgim kritik ndërkombëtar nuk është më aq i fortë si më parë, përsa i përket çështjes së ndërhyrjes së shtetit, që do të thotë të partisë së tij Fidesz, në mediat e vendit.

Ligji për mediat kërkon në fakt "informim të balancuar", por çfarë do të thotë i balancuar, vendoset nga një këshill mediatik, në të cilin bëjnë pjesë vetëm anëtarë të partisë së Orbanit. Nga kritikat e Këshillit të Mediave kërcënohen gazetat me gjoba të larta, shkatërruese.

Shumë gazetarë të mediave shtetërore janë pushuar

Ligji i diskutueshëm i medias është ashpërsuar
Ligji i diskutueshëm i medias është ashpërsuarFotografi: picture alliance/dpa

Në radion publike u pushuan nga puna qindra redaktorë të padëshirueshëm. Bodoky e sheh platformën e tij zbulimore, si një përgjigje direkte, si një lloj "WikiLeaks hungarez", siç thotë ai: "Thashë me vete, na lini të testojmë ligjin e ti, nëse ai garanton lirinë e shtypit, apo jo."

Kështu thotë Bodoky, gazetar i njohur dhe pedagog universiteti, i cili ka fituar disa çmime në të kaluarën, duke përfshirë edhe zbulimin e një skandali korrupsioni në furnizuesin shtetëror me energji, MVM. Kur në Hungari zbulohen afera, thotë Bodoky, kjo ndodh pothuajse gjithmonë e kontrolluar politikisht: "Ka, për shembull, një revistë shumë të mirë investigative televizive, e financuar megjithatë nga njerëzit e biznesit, të cilët janë të afërt me partinë e Orbanit, Fidesz. Pra, vetëm socialistët e opozitës vihen në shënjestër. Shumë mirë. Por tema të tjera ata nuk prekin. "

Bodoky vetë pretendon të jetë i pavarur. Ai shpreson për mbështetje financiare nga fondacionet private, si nga Norvegjia dhe SHBA. Deri tani redaksia me dhjetë vetë punon në bazë vullnetare. Jehonën përmbajtësore ai e konsideron sukses: "Javën e parë kemi pasur 50.000 lexues, që nuk është keq. Në fund ne duam të plotësojmë tre funksione. Të botojmë histori, për të cilat kemi investiguar vetë, të ofrojmë mundësinë për këdo, që të nxjerrë anonim informacione online, si dhe të mbështesim qytetarët, të cilëve organet qeveritare u refuzojnë informacionet."

Nëse do ta lejojnë? Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, thotë Tamás Bodoky: „As avokatët nuk janë në gjendje të vlerësojnë se çfarë ndodh, sepse ligji i ri nuk është i saktë. Varet se si do ta zbatojnë autoritetet ligjin e medias.“


Autor: Ralf Borchard / Angjelina Verbica

Redaktoi: E. Xhani