Ballkani: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra
27 Tetor 2021Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë". Tani ata takohen për të bërë muzikë bashkë. Për herë të parë në Prishtinë u takuan bashkë 25 muzikante dhe muzikantë të rinj, plot vetëdije nga etni e shtete të ndryshme, që përpara 30 vjetësh kanë luftuar brutalisht mes tyre.
Edhe vetë udhëtimi i muzikantëve drejt Prishtinës, nxorri në pah se sa shumë konflikte kanë mbetur ende të pazgjidhura. Disa muzikantëve iu desh të udhëtojnë në mënyrë të tërthortë përmes vendeve të tjera fqinjë.
Bobana dhe Senka kanë ardhur nga Bosnje-Hercegovina.Të tjerë, që ato ende nuk i kanë njohur vijnë nga vendet e tjera fqinjë. Bobana Tesic: „Ne të gjithë vijmë nga vende të ndryshme të rajonit. Tani së shpejti do të luajmë bashkë, do të jetë koncert i shkëlqyeshëm."
Diriegjenti Desar Sulejmani, nga Shqipëria, që jeton e punon prej vitesh si muzikant i suksseshëm në Gjermani i ka mbledhur muzikantët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pas një udhëtimi prej dy ditësh me autobus e disa periperici rrugës, trupa mbërrin nga Beogradi në Prishtinë, ku do të takohen me të tjerët.
Nga Beogradi në Prishtinë
Dy vende që ende kanë raporte të vështira. Mbi 20 vjet kanë kaluar që pas fundit të luftërave në Jugosllavi. Muzikantet dhe muzikantët e orekstrës së re asokohe kane qenë fëmijë e nuk kanë kujtime. Por jo të gjithë duan të flasin për këtë temë. Senka Vejzovic: „Lufta nuk ka të bëjë me njerëzit, por me politikën. Këtë e shihni tek gjeneratat e reja, ne diskutojmë, ne e dimë që kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Kjo nuk ka fund, por ne duhet të shkëputemi prej së shkuarës, ta lemë atë pas nesh."
Pas një havarie me automjetin gjatë rrugës, del edhe pengesa tjetër: kufiri nga Serbia në Kosovë. Grupit i duhet të presë. Autoritetet e Kosovës nuk i njohin pasaportat serbe. Kalimi i pjesëtarëve serbë të orkestrës u bë i mundur vetëm me letërnjoftim, kartë identiteti.
Orkestra me mbledhjen e grupit në Prishtinë merr fizionominë, shpirtin e saj, thotë Desar Sulejmani duke nisur menjëherë nga puna me provat e para. Koncerti i parë do të hapet me "Capriol Suite" von Peter Warlock. Provat në Prishtinë zgjasin një javë.
Kohë e mjaftueshme që pjesëtarët e orkestrës të njihen mes tyre si dhe edhe me kryeqytetin e Kosovës.
Konfliktet rajonale për prejardhjen e kufijve sërish edhe këtu janë temë e dukshme. Me orkestrën e tyre ata duan të tregojnë, që funksionon vetëm bashkarisht, thonë Senka dhe Ivan, që tashmë janë miqësuar dhe kjo reflektohet edhe në harmonizimin gjatë provave: „Tek ne ka harmonizuar e gjitha qysh me kontaktin e parë. Ne qeshim bashkë, bisedojmë, e njihemi, e interpretojmë me njeri-tjetrin. Madje as gjuhët e ndryshme që flasim nuk janë pengesë“, thotë Senka.
Koncert në Shkup
Premierë në Shkup. Një orë e gjysmë larg Prishtinës. Këtu filharmonia do të japë për herë të parë koncert në publik. Financimi i projektit mbështetet edhe me donacione nga Gjermania. Vështrim në publik: 150 vetë kanë ardhur. Arësyeja: rregulloret prej pandemisë, thonë muzikantët. E natyrisht që orkestra e tyre është ende e panjohur. Dea Nicaj: „Kuptohet do të ishte mrekulli, nëse salla do të ishte plot. Por ne e bëjmë këtë edhe për veten tonë. Ne këtej e tutje interpretojmë bashkarisht edhe pa publik të madh.”
E koncerti në Shkup nis me "Libertango" nga Astor Piazolla. Solist këtu në Maqedoninë e Veriut është një violinist shqiptar nga Kosova. Ende kjo është e pazakontë, por nëse pyet muzikantët, një gjë e tillë do të duhej të ishte bërë me kohë.
"Western Balkans Youth Orchestra" ka hedhur suksesshëm hapat e parë. Pas turneut të koncerteve në Ballkan nga janari 2022 janë planifikuar koncerte edhe në Gjermani.