1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vishegradi me politikë migratore të vetën

Christoph Hasselbach16 Shkurt 2016

Nëse Maqedonia dhe Bullgaria mbyllin kufijtë e tyre me Greqinë, përjashtimi i Greqisë do t'i jepte fund dhe zonës së Shengenit.

https://p.dw.com/p/1Hvv2
Fotografi: Getty Images/AFP/M.Cizek

Grupi i vendeve të Vishegradit përbëhet nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria. Ai është krijuar 25 vjet më parë për të nxitur integrimin evropian të katër shteteve ish komuniste. Sot ka kohë që të katër vendet janë anëtarë të BE-së. Dhe tani duket se ato janë duke nxitur përçarjen evropiane.

Ideja e kancelares gjermane Angela Merkel, për t'i shpërndarë refugjatët në BE, iu duket atyre e neveritshme. Edhe planin, që Turqia të pengojë refugjatët të vijnë në Evropë dhe për këtë BE të marrë kontigjente refugjatësh nga Turqia, ata e refuzuan. "Kontingjente", thotë ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajcak për revistën gjermane "Der Spiegel", "rrisin stimulimin e migracionit."

Qeveritë e vendeve të Vishegradit në përgjithësi bëjnë përgjegjëse kancelaren gjermane Merkel për rrymën e refugjatëve. "Ideja është e thjeshtë", tha me sarkazëm kryeministri sllovak Robert Fico, para pak ditësh: "Unë ftoj miq të më vijnë dhe kur e shoh se jam ngarkuar shumë, atëherë trokas në derë të fqinjëve dhe u them atyre: Kujdesuni për të ftuari e mi.” Fqinjët nuk duan ta bëjnë këtë.

Grenze zwischen Serbien und Mazedonien Flüchtlinge
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Savic

Nuk ka zgjidhje tjetër?

Shtetet e Vishegradit duan tani ta zgjidhin problemin vetë. Për këtë ata duan të bllokojnë rrugët e Ballkanit. Ende çdo ditë qindra refugjatë mbërrijnë në Greqi nga Turqia dhe prej andej nëpër Maqedoni vazhdojnë për në veri. Për procesin e tyre të azilit përgjegjëse do të ishte Greqia si vend i parë i BE-së. Por Greqia ndihet e mbingarkuar dhe e lë pjesën më të madhe të refugjatëve të vazhdojnë rrugën.

Kryeministri Hungarez Viktor Orban mendon se nuk ekziston zgjidhje tjetër: "Po të kishte qenë në dorën tonë, rajoni do të ishte rrethuar prej kohësh", tha ai para oak ditësh. Ministri i Jashtëm sslovak Lajcak i tha "Spiegel"-it: "Sa kohë mungon një strategji e përbashkët evropiane, është legjitime që shtetet e rrugës së Ballkanit të mbrojnë kufinjtë e tyre. Ne do t'i ndihmojmë për këtë." Orban beson se me këtë nuk ndjek vetëm interesa të veçanta, por përmbush një mision pan-evropian: "Ne duhet të sigurojmë sigurinë e kontintentit." Kundrejt Maqedonisë dhe shteteve të tjera të rrugës ballkanike, të cilat duan të mbyllin kufinjtë shefat e qeverive të vendeve të Vishegradit i shohin kërkesat e tyre jo si presion por si përkrahje. Kryeministri çek Bohuslav Sobotka flet për “solidaritet” me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kur vendet e BE-së në qendër dhe lindje të Evropës refuguan vjeshtën e kaluar që të pranonin refugjatë në numër të konsiderueshëm, ata u kritikuan ashpër nga vendet në perëndim të BE-së. Në atë kohë u fol madje që si dënim atyre tu shkurtohen paratë ndihmë që marrin nga BE. Por ndërkohë ata gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahës. Në fundjavë kryeministri francez Manuel Valls refuzoi për të folur për kuota të caktuara refugjatësh, duke i kthyer kështu shpinën Merkelit. Edhe Austria ka tendencë gjithnjë e më shumë në drejtim të mbylljes së kufinjve.

Syrische Flüchtlinge an der türkisch-syrischen Grenze
Fotografi: Getty Images/C. McGrath

Shengeni gjithnjë e më shumë nën presion

Nëse Maqedonia dhe Bullgaria mbyllin vërtet kufinjtë e tyre me Greqinë, atëherë praktikisht me përjashtimin e Greqisë do të binte edhe zona pa kontrolle kufitare e Shengenit. Edhe vetë CDU-së së Merkelit Shengeni në formën e tij të deritanishme nuk është më i shenjtë. Wolfgang Steiger, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik të CDU-së i tha gazetës "Die Welt", nëse një vend shkel detyrimet e tij për sigurimin e kufinjve të jashtëm të BE-së, "atëherë Shengeni duhet të zhvendoset në drejtim të Evropës qendrore”.

Për Greqinë mbyllja e kufinjve në veri do të thoshte, që të lihet e vetme me refugjatët. Qeveria greke përpiqet ndërkohë që të përgatisë vendin për një hap të tillë. "Ne duhet të përgatitemi për një numër (të madh) refugjatësh, që do të qëndrojnë në Greqi", tha zëvendësministri i ngarkuar me migracionin Ioannis Mouzalas për gazetën "Avgi". Edhe Italia paralajmëron që rastet e veçanta do të bëhen të përhershme, sepse edhe aty refugjatët do të shkelin për herë të parë tokën e BE-së. Ashtu si Greqia edhe Italia tronditet pas here prej refugjatëve. Laura Boldrini, presidente e Dhomës italiane të Deputetëve, është cituar nga mediat greke të ketë thënë gjatë një udhëtimi në Greqi se :”Ideja e mbylljes së kufinjve, sot Greqia dhe nesër Italia është kthim mbrapa nga parimet bazë dhe vlerat e Evropës."

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier shikon një rrezik të madh në planet për mbyllje kufinjsh. Së bashku me shokun e tij të partisë dhe zëvendëskancelarin Sigmar Gabriel ai i ka drejtuar një letër të gjithë kryeministrave socialdemorkatë të BE-së, ministrave të jashtëm dhe kryetarëve të partive. Në të thuhet: "Kufinjtë të jashtëm të Evropës nuk mund të përcaktohen nga e para, dhe nuk mund ta bësh këtë duke mos marrë parasysh vendet anëtare që preken nga kriza refugjatëve." Të dy politikanët shpresin shqetësimin se Greqia e rrënuar ekonomikisht, mund të përfundojë krejtësisht në kaos. Nuk ka mbetur shumë kohë për të gjetur një zgidhje të përbashkët evropiane. Ditën e enjte kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të mundohen edhe një herë për një zgjidhje. Kjo përpjekje do të jetë e fundit.