1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170309 UEFA-Pokal Vorschau

18 Mars 2009

Ekipi i KS të Hamburgut dhe Verderi i Bremenit do të luajnë më 22 prill për Kupën e Gjermanisë. Tifozët e futbollit të të dy ekipeve mund të presin që një kombinim i tillë të ndodhë edhe për Kupën e UEFA-s.

https://p.dw.com/p/HElk
Lojtarë të Galatasarajt dhe KS Hamburgut në ndeshjen e 12 marsit, 2009.
Nga ndeshja Galatasaraj dhe KS Hamburgu, ndeshje për Kupën e UEFA-s. 12 mars 2009Fotografi: AP

Por më parë këto dy klube duhet të kenë kaluar në raundin e tetë më të mirëve. Dhe për të arritur këtë qëllim klubit të Hamburgut do t'i duhet të mposhtë Galatasarajin e Stambollit, kurse Verderi i Bremenit ekipin e St. Etienit.

Roberto Hilberti i Shtutgartit në ndeshjen me Bremenin, 15 mars 2009
Roberto Hilberti i Shtutgartit në ndeshjen me Bremenin, 15 mars 2009Fotografi: AP

Verderi i Bremenit ndodhet në një situatë më të mirë sepse që në ndeshjen e parë e mundi St. Etienin me rezultat të ngushtë 1:0. Trajneri Thomas Shaf mendon: "Me siguri që është fakt i mirë që ne nuk pësuam gol. Fakt është që ne e fituam ndeshjen. Por kjo nuk do të thotë ende se rezultati përfundimtar është vendosur. Sa i përket pjesës së parë ne me siguri që kemi mundur të bëjmë më shumë dhe të arrijmë një rezultat më të mirë".

Naldo i Bremenit në ndeshjen me Saint Etiene në Bremen, 15 mars 2009
Naldo i Bremenit në ndeshjen me Saint Etiene në Bremen, 15 mars 2009Fotografi: AP

Lojtarët e Bremenit treguan të dielën një lojë të pashoqe kur mundën Shtutgartin 4 me 0. Kjo ndeshje ka shtuar bindjen tek drejtori i sportit Klaus Allofs, se Verder Bremeni do të shënojë fitore ndaj St. Etienit. "Rezultati i ndeshjes së parë me siguri që nuk është i keq. Është më i mirë se ndeshja e raundit të fundit kundër Milanos. Por ne duhet ta dimë se në ndeshjen e kthimit duhet të jemi në nivel më të mirë për t'ia arritur qëllimit".

Claudio Pizarro në ndeshjen e Bremenit me Milanon, shkurt 2009
Claudio Pizarro në ndeshjen e Bremenit me Milanon, shkurt 2009Fotografi: AP

Edhe futbollistët e Hamburgut ndodhen para një sfide të madhe. Trajneri Martin Jol, e vlerëson kështu lojën e zhvilluar me rezultat të barabartë 1:1 kundër kampionit turk Galatasaraj, javën e kaluar: "Kjo është një pikënisje e keqe. Ne është dashur të fitojmë. Por do ta shohim. Ne kërkojmë shanset tona. Ne e vërejtëm që kemi të bëjmë me një ekip të mirë, por jo më të mirë se ne," tha Jol.

Autor: Arnulf Boettcher / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama