1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vende të ndryshme origjine - kuota të ndryshme pranimi

Christoph Hasselbach11 Shtator 2015

Shanset për të fituar azil politik apo për t'u pranuar si refugjat në Gjermani varen shumë prej vendit të origjinës. Ka tre grupe të mëdha vendesh.

https://p.dw.com/p/1GUgJ
Dänemark Flüchtlinge auf der Straße
Fotografi: Reuters/Bax Lindhardt

Kush vjen nga Siria, me probabilitet shumë të lartë fiton të drejtën e azilimit në Gjermani. zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) përdor termin e kuotës së mbrojtjes. Kjo është pjesa e atyre nga një vend, prej nga njerëzit ose marrin azil, ose pranohen si refugjatë ose për arsye të ndryshme lejohen të qendrojnë përkohësisht në Gjermani. Tek sirianët kuota e mbrojtjes është gati 100%. Siria në këtë mënyrë është në krye të statistikës me mjaft distancë nga vende të tjera. Kush vjen si i ashtuquajtur kontigjent refugjat (Kontingentflüchtling) duke fluturuar drejtpëdrejt nga strehimoret p.sh. në Liban për në Gjermani, nuk ka nevojë aspak t'i nënshtrohet procedurës së azilit dhe menjëherë merr lejen e qendrimit për arsye humanitare, por kjo leje qendrimi fillimisht është e kufizuar në kohë.

Shanse të mira për pranim kanë edhe njerëzit nga Iraku, ku po ashtu si në Siri mbizotëron lufta civile (kuota e mbrojtes - sipas BAMF - është gati 90%), dhe Eritrea, qeveria e së cilës konsideorhet si një ndër më represivet në mbarë botën. (kuota e mbrojtjes gati 80%).

Sirianët, eritreanët si dhe të krishterët, manderët dhe jezitët nga Iraku normalisht nuk kanë nevojë që t'i paraqesin arsyet e arratisë në një intervistë personale, por mund ta bëjnë këtë edhe me shkrim, për ta përshpejtuar procedurën e pranimit si refugjat. Prej kësaj përjashtohen personat, ndaj të cilëve sipas BAMF ka "dyshime të argumentuara" lidhur me identitetin e tyre, për procedurën e të cilëve nuk është Gjermania përgjegjëse, por një shtet tjetër ose kur bëhet fjalë për "persona, tek të cilët nuk mund të konstatohen tiparet e refugjatit".

Deutschland Ankunft von Flüchtlingen in München
Fotografi: Getty Images/AFP/C. Stache

Kuota mesatare e pranimit

Një ndër grupet e vendeve me kuotë mesatare pranimi është më i gjerë dhe "mesatar" nënkupton vlerë relative. Megjithatë ka ngjashmëri. Ndër të tjera pretendimi për azil në çdo rast duhet të dëshmohet individualisht. Pra nuk mjafton, që të vish nga njëri prej këtyre vendeve, për të t'u njohur e drejta e azilit, madje edhe në rast se vendi i origjinës konsiderohet në veçanti si politikisht problematik apo pa stabilitet. Afganistani qendron në krye të grupit të vendeve me një kuotë prej 40%, i pasuar nga Pakistani me kuotën 12% dhe Nigeria me 6%. Shumë shtete të tjera mund të renditen në këtë grup, por meqënëse ka relativisht pak azilkëkrues nga këto vende, ato paraqiten veçmas në shumicën e statistikave.

Asnjë shans për pranim

Kush vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk ka thuajse asnjë shans për azil në Gjermani. Megjithatë njerëzit nga këto vende përbëjnë grupin më të madh të aplikuesve. Këto shtete janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina e Serbia janë shpallur vende të sigurta origjine. Në bazë të ligjit për procedurën e azilit në këto vende nuk ka "nisur nga gjendja e përgjithshme politike dhe suprimi ligjor as përndjekje politike dhe as ndëshkime apo trajtime antihumane". Në radhë të parë partia kristiandemokrate dhe ajo kristiansociale në Gjermani preferojnë që Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të përfshihen gjithashtu në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Ndërsa partia "Të Gjelbërit" argumenton, se për shkak të përndjekjes së romëve kjo nuk është e mudnur".

Secili vend i BE-së ka një listë të vetën. Por Komisioni Europian do tani që vendet anëtare të propozojnë një listë për vleshme në mbarë BE-në për vendet e sigurta të origjinës. Këtu duhet të përfshihen vende, të cilat kanë një perspektivë për antarësim në BE, krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe Turiqia. Por presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker ka theksuar, se njerëzve nga këto vende "nuk do t'u hiqet parimisht e drejta për azil". Për Gjermaninë vlen: nëse njerëzit nga këto vende paraqesin besueshëm, se në rast të veçantë përkundër asaj që hamendësohet në përgjithësi ata vërtetë përndiqen, ata mund të fitojnë azil. Në përgjithësi shanse të tilla janë të pakta e kësisoj dëbimi i kësaj kategorie azilkërkuesish është shumë i mundshëm.

Si "të sigurtë" për autoritetet gjermane konsideorhen edhe Gana dhe Senegali. Edhe në BE po mendohet, që vende afrikane të përfshihen në një listë të BE-së.