1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vajzat myslimane në mësimin e notit bashkë me djemtë

10 Janar 2017

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që vajzat myslimane nuk duhet të pengohen për mësimin e notit bashkë me djemtë e klasës. Një familje turke nga Zvicra kishte ngritur akuzën.

https://p.dw.com/p/2VYtC
Burkini Schwimmbad Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/R.Haid

Prindërit myslimanë nga Bazeli i Zvicrës donin të arrinin me vendim gjyqi, që vajzat e tyre në Zvicër të mos ishin pjesë e mësimit të notit në klasën me gjini të përzier, sepse besimi i tyre ua ndalon këtë. Familja kishte marrë gjobë, sepse nuk i lejonte vajzat të shkonin në mësimin e notit. Por akuza e tyre u rrëzua nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Autoriteteve zvicerane u lejohet të vlerësojnë më lart detyrimin shkollor dhe integrimin e fëmijëve se dëshirën religjioze të prindërve për t'u liruar nga mësimi i notit, thanë gjykatësit europianë. Gjykatësit e Strasburgut nuk e panë gjobën si shkelje të lirisë së besimit. Ata argumentuan se shkolla luan rol parësor në integrimin social, veçanërisht për fëmijët me origjinë të huaj.

Edhe në Gjermani rezervat sociale për shkak të besimit sjellin konflikte në shkolla. Por dhe Gjykata Federale Administrative gjermane ka vendosur pro pjesëmarrjes së vajzave myslimane në mësimin e notit.