1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Uragani: Dëme të jashtëzakonshme ekonomike të "Milton

11 Tetor 2024

Uragani "Milton" mund të hyjë si një nga më të kushtueshmit në historinë amerikane. Ekspertët janë të mendimit, se pasojat e tij mund të dëmtojnë ndjeshëm ekonominë e SHBA.

https://p.dw.com/p/4lesx
Shtëpi të përmbytura në Florida
Dëme pas uraganit në FloridaFotografi: Moguel J. Rodriguez Carrillo/AFP/Getty Images

Uragani Milton le pas vetes gjurmë të mëdha shkatërrimi, veç rrezikut për jetën. Ekspertët në SHBA presin dëme të jashtëzakonshme, por edhe pasoja ekonomike. Sipas analistëve të agjencisë "Morningstar DBRS", dega e sigurimeve mund të përballet me dëme nga 60 deri në 100 miliardë dollarë.

"Milton" mund të tejkalojë kështu dëmet e uraganit "Katrina", deri tani më i kushtueshmi në SHBA. Në vitin 2005 ky uragan goditi rëndë Nju Orleans dhe shkaktoi dëme në vlerë 99,8 miliardë dollare, dëmet e përgjithshme arritën madje shifrën 201 miliardë dollarë. Llogaritja vjen nga Munich Re, një nga sigurimet më të mëdha në botë.

Një grua duke ecur para shtëpisë ku rruga është mbushur me ujë
Fotografi: SEAN RAYFORD/Getty Images/AFP

Uragani "Milton" jo vetëm pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike, por edhe efektet në vëllimin e përgjithshëm ekonomik të SHBA mund të jenë të mëdha. Rreth 28% e prodhimit të përgjithshëm bruto mund të preket drejtpërdrejt nga "Milton", është shprehur Ryan Sweet, kryekonomist i Oxford Economics në SHBA. Gregory Daco, kryekonomist në qendrën consulting, EY llogarit se "Milton", mund të zvogëlojë ndjeshëm rritjen e prodhimit të përgjithshëm ekonomik në SHBA në tremujorin e katërt nga 0,2 deri në 0,4%. "

Shkatërrim në Florida, rrugë të përmbytura
Fotografi: Joe Raedle/Getty Images

Milton iku, por mbeten lajme të rreme

Qeveria në Uashington është e shqetësuar për lajmet e rreme që qarkullojnë në mediat sociale mbi qendrën e mbrojtjes nga katastrofat, FEMA. Si psh. gjoja kërkesa që të mos largohen njerëzit nga shtëpitë, sepse FEMA do të konfiskojë shtëpitë dhe trojet e tyre. Ish-presidenti Trump i nxit këto lajme të rreme. Ai tha në një fjalim elektoral në Detroit, se pas "Helene" dhe "Milton" guvernatorët republikanë në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut "bëjnë një punë të shkëlqyer", por jo qeveria federale me presidentin Biden dhe Kamal Harris.

Presidenti amerikan duke folur pas uraganit në Florida
Fotografi: Annabelle Gordon/REUTERS

Presidenti Biden tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që përhap gënjeshtra të tilla minon besimin e njerëzve në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai kishte folur personalisht me Trump për këtë, Biden shpërtheu. "A po tallesh e pyeti Biden, pastaj tha: "Zoti Trump, ish-president Trump, a nuk keni ndonjë gjë më të mirë për të bërë, o njeri? Ndihmojini këta njerëz!"

la/ag