1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Unë ndihem si 50 vjeçar!" - Nelson Mandela mbush 90 vjeç

Klaus Shteker18 Korrik 2008

Emri i tij është simbol i paqes dhe pajtimit, simbol i lëvizjes afrikanojugore kundër apartejdit. 27 vjet ai qëndroi në burg dhe u kthye në të burgosurin më të famshëm politik në botë.

https://p.dw.com/p/EeiM
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela në 90-vjetorin e tij
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela në 90-vjetorin e tijFotografi: AP

Ai brohoritet si yll muzike, heroi kombëtar i Afrikës Jugore dhe figura simbol e një kontinenti të tërë. Fëmijët fillojnë në ulërasin, gratë të lëshojnë lotë gëzimi dhe burrave u mbesin fjalët në grykë, kur ai shfaqet tek njerëzit e tij si këtu në Soweto.

Ai vetë ka mbetur njeri me këmbë në tokë, vetëkritik dhe me plot humor, cka e tregon edhe këtu në festimet zyrtare të 90 vjetorit të tij këtu në Kliptown, Soweto: "Të shohësh një 90 vjecar në realitet duket të jetë një joshje e madhe."

Mandela bën gjithnjë shaka kur flet për moshën e tij, ai di ta trajtojë thyerjen e tij, dhe duket se e shijon rolin e tij si gjysh, si Tata Madiba. "Afrohuni këtu, " i thotë ai një reportereje televizioni, e cila ka marrë guximin t`i drejtojë atij pyetjen e parë në konferencën e shtypit të mbushur plot me njerëz. "Unë preferoj që gratë e reja t`i kem afër," thotë ai me buzëqeshje dhe gazetarja e re afrohet e skuqur. Mandela tregon gjithnjë vëmendje për gratë e reja, për mbretëreshat e bukurisë dhe yjet e tjera.

Mandela dhe gratë - gruas së parë të martuar me shkuesi nga familja mbretërore Xhosa ai i largohet. Disa vjet më vonë martohet me Evelyn Ntoko Mase, por për shkak të ambicjeve të tij politike ajo nuk mban gjatë. Për herë të parë me Nomzamo ëinnifred Mandela ai gjen në mesin e viteve pesëdhjetë luftëtaren e vërtetë në krahë të tij.

Në vitin 1961 ai krijoi krahun ushtarak të ANC dhe në vitin 1964, në moshën 46 vjecare shpallet fajtor për shkak të përpjekjeve për organizim puçi. Dënimi: burgim i përjetshëm.

Mandela kalon 18 vjet në ishullin burg Robben Island, tetë vjet në burgun Pollsmoor-në Kapstadt, dhe pjesën tjetër në burgun luksoz, me shtëpi personale, pishinë dhe kuzhinierë në afërsi të Weinstadt Paarl. Atje ai kthehet në të burgosurin më të famshëm të botës.

Në liri Mandela del në vitin 1990, në moshën 71 vjecare, kur presidenti i fundi i bardhë i Afrikës Jugore, Frederik de Klerk, nuk paraqiti më kushte për lirimin e tij.

Populli gëzohet pa masë, kur Mandela dorë për dorë me Winnie-n del nga burgu, dhe në të njëjtën ditë të dënimit të tij 26 vjeçar përsëriti: "Unë kam luftuar kundër sundimit të të bardhëve. Unë i kam shërbyer idealit të një shoqërie demokratike të lirë, në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në harmoni. Me të njejtat shanse për jetën. Ky është një ideal për të cilin unë shpresoj të jetoj. Ky është një ideal për të cilin, unë jam i gatshëm të vdes, nëse është e nevojshme."

1994 ai bëhet presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës Jugore. Privatisht ai ka pak sukses. Ai ndahet nga Winnie, historitë e saj, aktivitetet e saj kriminale dhe aferat e saj ia kanë thyer zemrën.

"Shpresoj të keni mirëkuptim për dhimbjen time," deklaron Mandela shkurt duke i dhënë fund konferencës së shtypit.

Kjo nuk është humbja e vetme private. Ai kish humbur dy nga gjashtë fëmijët e tij, kur në vitin 2005 humbi edhe djalin e fundit Magkatho, i cili vdiq nga AIDS-i. Marrëdhëniet me dy nga vajzat e tij janë të tensionuara. Vetëm me vajzën më të vogël, Zindzi Mandela, ai takohet shpesh.

Ai lëviz në gjithë vendin për zhvillimin e aksioneve humanitare. Marrja e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2010 në Afrikën Jugore, ishte triumfi i tij i fundit:

"Unë ndihem si 50 vjeçar."