Unioni euroaziatik në kohë të vështira
31 Dhjetor 2014Më 1 janar sipas planifikimeve fillon nga puna unioni euroaziatik (EAWU). Ndryshe nga unioni doganor, nga i cili lindi edhe ai euroaziatik, bashkësia e re nuk përbëhet më nga tre vende, por pesë. Krahas Rusië, Bjellorusisë dhe Kazakistanit në këtë union do të aderojnë edhe Armenia dhe Kirgizia. Në maj të vitit 2011, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani ranë dakord për unionin ekonomik. Edhe puna për marrëveshjen e re filloi në të njëjtin vit.
Por startimi i punës së unionit pesësh bie në një kohë të vështirë. Rusia duhet të luftojë me probleme ekonomike. Po ashtu brenda vetë anëtarëve të unionit ka mosmarrëveshje. Së fundmi vizituan Kievin si presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko, ashtu edhe ai i Kazakistanit, Nursultan Nasarbajev. Të dy u takuan me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, kundërshtari kryesor i Putinit. Ekspertët në këtë vizitë nuk shohin ndonjë sinjal të mirë për Moskën dhe të ardhmen e unionit.
Partneritet i vështirë
"Situata nuk është inkurajuese. Në këtë fazë të integrimit duhej të duhej të kishte arritje pozitive. Por gjithçka është e kthyer me kokë poshtë. Në kohën e fundit ne shohim komplikime në marrëdhëniet e Rusisë me partnerët e saj. Me Bjellorusinë ka grindje për shkak të tranzitit të mallrave, me Kazakistanin për shkak furnizimeve me rrymë dhe qymyr drejt Rusisë", thotë profesori politikës tregtare në Shkollën e Lartë Ekonomike të Moskës, Alexej Portanski në bisedë me Deutsche Welle.
Sipas tij edhe pas anëtarësimit të dy anëtarëve të rinj, Krigizi dhe Armeni, pesha kryesore e barrës së integrimit i bie Rusisë. "Kjo shihet në lëshimet a vazhdueshme dhe ndihmat financiare për Bjellorusinë. Do të vazhdojnë lëshimet edhe për Kirgizinë dhe Armeninë. Çdo anëtarësim në union do të thotë për Moskën më shumë shpenzime."
"Fiktiv si GUS"
"Moska ka nevojë për organizata shumënacionale, për t'u ndjerë e madhe dhe e fuqishme", thotë politologu rus, Andrej Piotnkoëski. Fqinjët e Rusisë vetëm i kanë shfrytëzuar në vitet e fundit "komplekset imperiale të Moskës". Lukashenko ka marrë para për projektet e integrimit të Moskës. Nasarbajev garancinë se kufiri kazak nuk do të preket. "Nasarbajev ka trashëguar një konfigurim mjaft të brishtë, po të kujtojmë që pjesa veriore e vendit është e populluar me rusë" sqaron Piontkovski.
Por tani si Lukashenko ashtu edhe Nasabajev e kanë zbuluar dobësinë e Putinit. Ata i ndjekin sanksionet ruse kundër Putinit dhe shohin se e ndjeshme është ekonomia ruse ndaj tyre.
Por megjithë tensionet EAWU do të fillojë formalisht nga puna më 1 janar. "Do të jetë një foshnje pa jetë, një fiktivitet si Bashkësia e Shteteve të Pavarura (GUS). Në të vërtetë anëtarët nuk duan që Moska të bëjë diçka, apo të luajë rolin e mësuesit", thotë politologu. Por që ta ndryshosh këtë do të jetë e vështirë.
Interesa gjeopolitikë
Vladimir Sharihin i Institutit të Moskës GUS, kujton në bisedë me Deutsche Wellen, se unioni euroazitaik nuk duhet të matet vetëm me përfitimin financiar. "Po qe se shikon avantazhet apo disavantazhet e Rusisë thjesht nga ana ekonomike, atëherë dihet që ka vetëm humbje. Por nga pikëpamja gjeopolitike dhe strategjike atëherë ka avantazhe", thotë eksperit Sharihin për DW. Ai është i bindur se unioni euroaziatik do të kthehet një ditë një "konkurrent për perëndimin e varfër me energji."
Por kaq shpejt, sa mendohej nuk do të jetë një union konkurrues, mendon Prof. Alexej Portanski. Suksesi i gjithë këtij misioni varet nga tejkalimi i krizës në Rusi. Sa më shumë të mbizotërojnë interesat gjeopolitike para atyre ekonomike, aq më shumë do të zgjasë ngritja e unionit euroaziatik, mendon Prof. Portanski.