1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ulja e sondës në Mars, "shtatë minuta terrori"

John Blau / Holly Cooper / Elona Elezi2 Gusht 2012

Sateliti Mars i NASA-s është në rrugën e fundit për në Planetin e Kuq. Por nëse ai ulet, përplaset apo digjet – varet nga terrori prej shtatë minutash që do të shkaktojë në Tokë.

https://p.dw.com/p/15iP6
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Agjencia Amerikane e Hapësirës për Shkencat Laboratorike – zakonisht e quajtur Kuriozitet – do të përballet me shtatë minuta kritike në momentin që hyn në atmosferën e Marsit. Ai do të ketë vetëm këto shtatë minuta për t´u ngadalësuar nga 13 mijë milje në orë (21 kph) e për të shkuar në zero. Faza kritike njihet si shtatë minutat e terrorit.

Koha 7-minutëshe e uljes pritet të jetë mbrëmjen vonë të datës 5 gusht (me orën diellore të Pacifikut, ose herët në mëngjes në datën 6 gusht, sipas orës diellore europiane).

Por do të marrë dyfish më tepër kohë (14 minuta) që sinjalet nga Kurioziteti të mbërrijnë në Tokë. Kështuqë në kohën kur NASA kupton që sonda ka hyrë në atmosferën marsiane, Kurioziteti duhet të jetë thuajse në sipërfaqe për shtatë minuta – gjallë apo vdekur.

Bdt Mars Landung von US Sonde Phoenix, llustration
Ilustrim i zbarkimit të sondës së SHBA-së "Phoenix" në MarsFotografi: picture-alliance/ dpa

Eksplorim i verbër

Ai është përshkruar gjithashtu si ulja e verbër, sepse sateliti që NASA po numëronte në kohë reale për uljen e Laborantit Shkencor të Marsit u mënjanua nga një anomali e sistemit të manovrimit.

Doug Mccuistion, shefi i programit të eksplorimit për Marsin në NASA, tha në atë kohë se nuk do të kishte "asnjë ndikim që të ulej vetë. Është thjesht mënyra që të dhënat na kthehen mbrapsht dhe sa aktuale janë ato."

Me kërkesën e NASA-s, Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) Mars Express tani do të jetë në gjendje për të vrojtuar uljen.

Mars Express ka qëndruar në orbitën e planetit që në dhjetor të vitit 2003, kur Beagle 2 dështoi në ulje. Menaxheri i operacioneve në anijen Mars Express, Michel Denis, thotë se ESA do të sigurojë kthim vendimtar për sistemet e ndjekjes së NASA-s nëse diçka shkon keq. "Do të jetë një ditë e mrekullueshme për shkencën hapësinore," thotë Denis, i cili beson se ulja e Kuriozitetit do të jetë një sukses – megjithatë ai thotë se në hapësirë garancitë nuk ekzistojnë.

USA Raumfahrt NASA-Sonde Phoenix fliegt im August zum Mars
Imazhe nga "planeti i kuq" regjistruar nga sonda evropiane hapësinore "Mars Express" në 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

Gati për rrokullisje

Gjatë uljes, sonda duhet të përmbushë një sërë manovrash logjistike tepër të ndërlikuara, që kontrollohen nga kompjuteri, i cili ndodhet në bordin e saj. Fillimisht atmosfera në Mars do të ndihmojë në uljen e shpejtësisë së Kuriozitetit në afro 12 mijë mph. Atmosfera e Marsit është 100 herë më e hollë se ajo e Tokës dhe kjo do të ketë një efekt tërheqjeje.

Pastaj anija do të nxjerrë një parashutë. Pesha prej 100 paund (45 kilogramë) e saj do të duhet të përballojë 65 mijë paund forcë. Pasi mburoja ngrohëse e anijes ndahet në 370 mph dhe parashuta hapet, kundër-raketa do të aktivizohet me qëllim stabilizimin e anijes. Me uljen e shpejtësisë nga 70 mph në 2 mph, kapsula do të ulë sondën e Marsit në një vinç qielli nga 25 këmbë (7.62 metër) poshtë në sipërfaqe. Shpresohet që e gjithë kjo të ndodhë - pa asnjë avari – ndërkohë që zyrtarët e NASA presin shtatë minutat rraskapitëse për shenjën e parë të suksesit. Por Michel Denis i ESA thotë se në momentin kur Kurioziteti do të ulet me sukses në sipërfaqen e Marsit, atëherë do të jetë gati të rrokulliset. "Do të jetë sikur të marrësh një makinë të re fringo nga shitësi," thotë Denis.

Çështje përmasash

Dhe sonda ka thuajse madhësinë e një automjeti të shërbimeve sportive – 7 këmbë e lartë, 9 këmbë e gjerë, 10 këmbë e gjatë dhe 2 mijë paund. Kurioziteti është sonda më e madhe dhe e pajisur më mirë që shkon në një planet tjetër, duke kërkuar jetë të panjohura në një nivel të ri.

Kurioziteti e sfumoi paraardhësin e tij Sojourner, sondën 23-paundëshe që ishte e para që lëvizi rreth Marsit në vitin 1997. Ajo është më e madhe se sondat 400-paundëshe për eksplorimin e Marsit, Shpirti dhe Mundësia, të cilat u ulën në vitin 2004.

Makineria e re është gjithashtu më e shpejtë se 3.35 mph, krahasuar me shpejtësinë maksimale të Mundësisë me 0.1 mph. Shpejtësia nuk është gjithçka, mbijetesa është. Mundësia vazhdon të eksplorojë një krater masiv të quajtur Përpjekja. Ajo ka përshkruar 21.4 milje dhe ka ende të dhëna të vlefshme.

Flash-Galerie NASA Mars
Paraqitje artistike e uljes së sondës hapësinore "Phoeneix" në MarsFotografi: NASA/JPL-Calech/University of Arizona

Ulja e fundit e mundshme

Por me një faturë financiare prej 2.5 miliardë dollarësh (2.1 miliardë euro), Kurioziteti është misioni më i shtrenjtë i NASA-s në Mars. Dhe me buxhetin mbi 1 miliardë dollarë, mbase ai mund të jetë më së miri ulja e fundit e NASA-s në Planetin e Kuq në një të ardhme të parashikueshme.

Qëllimi i misionit 2-vjeçar është të eksplorojë kraterin Gale – i cili është pranë ekuatorit të Marsit – dhe të kërkojë për dëshmi të ndonjë jetese.

Kurioziteti është i pajisur për të bërë vetëm këtë. Roboti 6-rrotësh mund të lëshojë rreze lazer në shkëmbinj për të matur përbërjet kimike dhe mund të marrë video me rezolucion të lartë nga peizazhi marsian, i cili në pritje të një uljeje të suksesshme do të transmetojë në Tokë.

Sonda është e mbuluar nga sensorë dhe kamera dhe ka një krah të gjatë robotik të pajisur me një sërë mjetesh. Ajo ka një lopatë të madhe e cila mbledh monstra të tokës, një trapan për të hapur vrima në gur dhe lente me ndjeshmëri të lartë për të ekzaminuar struktura mikroskopike vetëm 12.5 mikronë. "I gjithë eksplorimi i Marsit ndihmon mbarë komunitetin e hapësirës," thotë Peter Hulsroj, drejtor i Institutit Europian të Politikave Hapësinore (ESPI). "Të eksplorosh Marsin është një përpjekje graduale dhe Kurioziteti është një hap i mrekullueshëm."

Që kur përpjekjet për të eksploruar Marsin nisën në vitin 1960, Shtetet e Bashkuara, Europa, Rusia dhe Japonia kanë nisur 40 misione. Por më shumë se gjysma janë përplasur, kanë funksionuar keq ose janë zhdukur.