1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteGlobal

Ukrainë: 1000 ditë luftë dhe pasojat e saj

Andreas Noll
19 Nëntor 2024

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja mbarëbotërore. Me më shumë se 10 milionë të dëbuar, lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të UNHCR-së, ai ka shkaktuar krizën më të madhe të dëbimeve në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/4n8NH
Pallat i shkatërruar nga bombardimet ruse në Ukrainë
Rusia vazhdimisht bombardon edhe zona banimi në Ukrainë, imazhe nga MyrnohradFotografi: Piotr Sobik/Anadolu/picture alliance

Përpara 1000 ditësh Rusianisi sulmin e zgjeruar ndaj Ukrainës. Pas avancimeve të shpejta të ushtrisë ruse mbrojtësit ukrainas ia dolën, që ta sprapsin sulmuesin kryesisht në kufirin verior. Edhe në jug Ukraina e zhvendosi ushtrinë ruse pas Dnjipros, lumi më i madh i vendit. Në verën 2024 ushtria ukrainase ndërmori me sukses kundërsulmet në territorin rus në Oblast Kursk. Ushtria zyrtare ukrainase u mbështet gjatë këtij kundërsulmi pjesërisht nga grupet partizane paraushtarake.

Pjesë të tjera të mëdha të Ukrainës - kryesisht në rajonin Lugansk, Donjeck, Zaporishja dhe Kerson – vazhdojnë të mbeten nën kontrollin rus. Gadishullin e Krimesë Moska e pushtoi në mars 2014 duke e aneksuar. Në përgjithësi fronti për rreth dy vjet nuk ka lëvizur. E ndërkohë kjo po duket si një luftë cfilitëse.

Miliona janë në arrati

Me më shumë se 10 milionë të dëbuar, lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të UNHCR-së, ka shkaktuar krizën më të madhe të dëbimeve në mbarë botën.

6,7 milionë refugjatë ukrainas kanë gjetur strehim në vendet europiane: vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024 këtyre iu shtuan edhe 400.000 të tjerë. Brenda Ukrainës një pjesë e madhe prej rreth 4 milionë vetë vazhdojnë të jenë në arrati duke u larguar nga pjesa lindore e vendit të tyre. "Një numër i madh fëmijësh po vazhdojnë të ndjekin mësimet online duke mbetur kësisoj të shkëputur nga intekativiteti social dhe përvojat në klasë", tha javën e kaluar në Gjenevë Kelly T. Clements, zëvendëse e Komisares së Lartë të UNHCR-së.

Njerëz duke u larguar nga zonat e luftimeve
Sipas UNHCR-së numri i lartë i refugjatëve nga Ukraina ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitareFotografi: Piotr Sobik/AA/picture alliance

Gjendja humanitare në përgjithësi që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përkeqsuar në mënyrë dramatike, sipas të dhënave të Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare (UNOCHA).

Sipas të dhënave të OKB-së rreth 40 përqind e popullsisë është e varur nga ndihma humanitare. Për të mbuluar nevojat themelore të këtyre njerëzve, UNOCHA-së dhe UNHCR-së i nevojiten ndihma në vlerën rreth 4 miliardë euro.

Ekonomia ruse e luftës po tregon qëndrueshmëri

Bashkimi Europian dhe të tjerë aleatë perëndimorë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës përpara 1000 ditësh i kanë vendosur sanksione ekonomike Rusisë, megjithatë pasojat nuk e kanë dhënë efektin e parashikuar. Pas një dobësimi të përkohshëm në vitin 2022 produkti bruto në vend i Federatës Ruse përmes riorientimit nga ekonomia e luftës dhe falë mbështetjes nga Pekini e mori veten shpejt. E njëjta gjë vlen edhe për kursin e këmbimit të rublës.

Kjo shpjegohet ndër të tjera me faktin, se bllokada ndaj importeve të energjisë me bazë fosile si gazi natyror, nafta dhe qymyri nga Rusia, nuk dha efektin e parashikuar për të pakësuar dukshëm të ardhurat e Moskës nga eksporti. Koncernet shtetërore gjetën tregje të tjera për shitjen e lëndëve të para si në Kinë dhe Indi. Po ashtu ka disa të dhëna, që pasuritë nëntokësore ruse pavarësisht embargos përfundojnë në vendet e BE-së – përmes rrugëve të tërthota nga vende të treta. Rritja e çmimit të gazit natyror nga Rusia, ka bërë që humbjet prej sanksioneve të mos jenë as të ndjeshme sa kishin shpresuar shtetet sanksionuese.

Një grua nga Sumy ecën mes rrënojave me një qeskë në dorë
Sulme ruse në SumyFotografi: REUTERS

Miliarda për ushtrinë ukrainase

BE-ja dhe NATO mbështesin Ukrainën jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Rusisë agresore, por Kievi merr edhe ndihma financiare dhe humanitare. Kontributin më të madh e ka dhënë SHBA-ja.Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022 dhe fundi i gushtit 2024 SHBA kanë vënë në dispozicion gati 85 miliardë euro, sipas vlerësimeve të Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore. Ndihmat e BE-së si dhe të vendeve anëtare brenda kësaj periudhe kohore kanë qenë mbi 100 miliardë euro. Po ashtu Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja janë ndër vendet më të mëdha donatore.

Presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, në fushatën elektorale ka deklaruar, se do të pakësojë dukshëm ndihmat për Ukrainën. Ukraina mund ta ketë një shans për të luftuar kundër Rusisë vetëm nëse vendet e tjera donatore do t'i shtojnë ndihmat e tyre.