1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina: Një thes pa fund?

Klaus Dahmann / Esat Ahmeti6 Prill 2014

Ekonomia e Ukrainës është në gjendje katastrofike: miliarda borxhe, korrupsion, rritje çmimesh - dhe nga ana tjetër kërcënimi nga lufta. Pavarësisht premtimeve ndërkombëtare për kredi vendin e presin kohë të vështira.

https://p.dw.com/p/1BcS5
Fotografi: Reuters

Një frymëmarrje e thellë do të thonë kreditë e premtuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ukrainën - jo më shumë. Me 15 deri 18 miliardë dollarë amerikanë, mund të llogarisë qeveria në Kiev në dy vitet e ardhshme, ndoshta mund të jenë edhe 27 miliard, por jo më shumë.

"Kjo është absolutisht e nevojshme për të shpëtuar Ukrainën nga falimentimi", thotë Rainer Schweickert nga Instituti i Ekonomisë Botërore në Kiel. Në këtë moment, Ukraina nuk ka asnjë mundësi për të tërhequr fonde nga tregu i kapitalit ndërkombëtar. Asaj i duhen kreditë e FMN-së", për të mbijetuar në këtë fazë.

Borxhe të tepruara shtetërore

Qeveria e Ukrainës i vlerëson nevojat e saj aktuale financiare me 35 miliard dollarë, borxhi aktual i shtetit shkon në 75 miliard. Kjo do të thotë më shumë se tre të katërtat e prodhimit të brendshëm bruto të Ukrainës - për vendet me një rritje të tillë të ulët ekonomike kjo është një vlerë kritike, tërhoqën vëmendjen kohët e fundit analistët e Raiffeisen Bank. Ukraina arrinte në vitet e kaluara të 'gjindej disi' por kjo do të jetë pothuajse e pamundur në të ardhmen, paralajmërojnë ekonomistët vjenez. Për shkak se hapësirat e manovrimit janë ngushtuar, rezervat e monedhës janë duke u tkurrur në mënyrë dramatike. Vetëm vitin e ardhshëm pritet që Ukraina të ketë nevojë për një kredi të re prej 10 deri në 15 miliard dollarë, vlerësojnë analistët e Bankës Raiffeisen.

Kryeministri i Ukrainës, Arseni Jazenjuk në Bruksel
Kryeministri i Ukrainës, Arseni Jazenjuk në BrukselFotografi: Reuters

Një pamje e zymtë, ngado që të shikosh: Për shkak të sigurisë së pamjaftueshme ligjore, korrupsionit të shfrenuar dhe kërcënimit me luftë nga Rusia ka pak investitorë perëndimor. Oligarkët mbajnë pjesë të mëdha të ekonomisë nën kontrollin e tyre, nuk paguajnë asnjë taksë shtetërore dhe fshehin pasurinë e tyre në oazat e taksave të tilla si Qipro. Vetëm në qoftë se ata duan të rrisin perandorinë e tyre ata kthejnë miliardat e tyre sërish në vend. Kjo shpjegon edhe faktin në pamje të parë të çuditshëm pse Qiproja ndodhet në krye të listës për investimet e huaja direkte.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: picture-alliance/dpa

Lufta kundër korrupsionit është vetëm një masë e kërkuar nga FMN-ja

"Nëse do të arrihej ndalimi i rrjedhjes së kapitalit jashtë vendit, ky do të ishte një plus", thotë ekonomisti Boris Kushniruk, i cili ka vite që këshillon qeverinë e Ukrainës për çështje ekonomike. "Për oligarkët, ka qenë gjithmonë më e lehtë të korruptojnë një zyrtar të lartë në administratë - ndonjëherë bile edhe kryeministrin, për të mos paguar taksa. Nëse qeveria do të demonstronte hapur më shumë ashpërsi kundër oligarkëve, atëherë ata do të ishin të detyruar të paguajnë shumë më tepër sepse do ta kuptonin se biznesi i tyre dhe kapitali i tyre ndodhet në rrezik."

Në foto: Borys Kushniruk
Në foto: Borys KushnirukFotografi: Reuters

Por lufta kundër korrupsionit është vetëm një masë e kërkuar nga FMN-ja. Banka qendrore ukrainase duhet të pushojë për të mbështetur monedhën kombëtare. Ndërlidhja e monedhës kombëtare hryvnia me dollarin ka çuar pothuajse në përgjysmimin e rezervave të monedhës që nga viti 2010.

Rritja e çmimeve të gazit

Në krye të listës së kërkesave të FMN-së është heqja dorë nga përfitimet sociale në mënyrë që të stabilizohet buxheti, para së gjithash ndërprerja e subvencionimit të gazit. Qeveria e Ukrainës ka bërë në këtë drejtim hapin e parë: në maj, çmimi i gazit për familjet do të rritet me 50 për qind, për bizneset me 40 për qind.

Megjithatë kjo masë ndoshta nuk do ta ndihmojë shumë qeverinë e Ukrainës: Kompania ruse Gazprom ka hequr të gjitha zbritjet në çmimin e gazit për Ukrainën. Kështu, furnizuesi ukrainas Naftogaz duhet që tani nga muaji prill të paguajë 44 për qind më shumë për importet e gazit - si ndëshkim, sipas Gazprom-it, për borxhin e papaguar të rreth 2.2 miliardë dollarëve amerikanë. Dhe importet e gazit në të ardhmen do të jenë edhe më të shtrenjta, sepse sistemi aktual i zbritjes merr parasysh gjithashtu edhe të drejtat e përdorimit të Flotës ruse në Detit të Zi në Krime. Federata Ruse ka inkorporuar këtë pjesë kështu që në Moskë thuhet se tani zbritja nuk vlen më për Ukrainën.