1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UGSH: Çmim karriere për gazetaret e DW dhe VOA

Bekim Shehu
6 Dhjetor 2019

Unioni i gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) organizoi në Prishtinë ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët në fushën e ekonomisë dhe të mediave ndërkombëtare në gjuhën shqipe.

https://p.dw.com/p/3UKLN
Zeremonie Journalisten-Preis Pristina Kosovo
Fotografi: DW/B. Shehu

Aktiviteti nisi me diskutimin lidhur me formalitetin dhe informalitetin në ekonomi, nga kryetarët e Dhomave Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Referuesit theksuan rolin e rëndësishëm që ka reduktimi i informalitetit të ekonomisë në zhvillimin e biznesit dhe progresit ekonomik. Ata theksuan që niveli i lartë i informalitetit është i lidhur ngushtë me korrupsionin. Në aktivitetin e përvitshëm që zhvillohet prej 11 vjetësh i mbështetur nga Japan Tabacco Group, u dhanë çmime për gazetarët e profilit ekonomik në mediet elektronike dhe mediet e shkruara të Shqipërisë, Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Juria nderoi sivjet për herë të parë me çmimin e karrierës, drejtuesen e seksionit Europa në Deutsche Welle, Aldelheid Feilcke dhe gazetaren e Zërit të Amerikës (VOA) Laura Konda.