1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Punësimi në Europë

Stephanie Höppner/Lindita Arapi30 Prill 2013

Qytetarët e BE-së teorikisht mund të punojnë në të 27 vendet e Bashkimit Europian. Por praktika e lirisë së punësimit ka pamje tjetër. Një plan i ri i BE-së do të ndryshojë gjendjen.

https://p.dw.com/p/18PFE
Komisioneri Laszlo Andor
Komisioneri Laszlo AndorFotografi: dapd

Në një rast nuk të njihet diploma, në një rast tjetër dështon për shkak të mangësive në gjuhë. Ka shumë arsye pse qytetarët e BE-së në shumicën e rasteve qëndrojnë në vendlindje - edhe kur papunësia është shumë e lartë dhe vende të tjera kërkojnë me urgjencë fuqi punëtore. Pikërisht këtë gjendje do të ndryshojë komisioneri i BE-së për punën, Laszlo Andor. Në Bruksel ai paraqiti një plan, me të cilin mund të lehtësohet punësimi ndërmjet vendeve të BE-së, plan që pret të kthehet në një ligj të ri të Brukselit.

"Për shkak se papunësia në disa vende të BE-së është më e lartë se në vende të tjera është shumë e rëndësishme që t'ua lehtësojmë kushtet atyre që duan të punojnë në një vend tjetër të BE-së", deklaroi Andor. Ideja e tij: Anëtarët e BE-së në të ardhmen do të duhet me urdhër të Brukelit të ofrojnë qendra informimi për punëkërkuesit dhe firmat. Përveç kësaj sindikatat dhe organizata të tjera do të marrin të drejtën të përfaqësojnë punëmarrësit në procese gjyqësore, po qe se ata ndjehen të diskriminuar.

Në Gjermani kërkohet fuqi punëtore
Në Gjermani kërkohet fuqi punëtoreFotografi: picture alliance/dpa

Vetëm një përqindje e vogël punon në një shtet tjetër

Shkak i kësaj iniciative të Laszlo Andor bëhet papunësia e lartë në vendet e BE-së. Në shkurt për shembull, eurostati, autoriteti europian i statistikave publikoi shifrat e mëposhtme: Në Greqi kuota e papunësisë është 26,4%, në Spanjë 26,3%. Në Portugali kishte vetëm 17,5% të papunë. Kriza ka goditur veçanërisht rininë. Në Greqi dhe Spanjë më shumë se gjysma e 25-vjeçarëve janë të papunë, ndërkohë që në Portugali, Itali dhe Sllovaki gati 25% e të rinjve kërkojnë punësim.

Herbert Brücker, drejtuesi shkencor i Institutit për Studimet e Tregut të Punësimit dhe Profesionit shprehet se aktualisht "shpresohet se përmes rritjes së mobilitetit të punës të ulet papunësia". Por duket se kjo shpresë nuk është bërë realitet deri më tani. Qytetarët qëndrojnë - duke sfiduar krizën - në vendlindjen e tyre. Vetëm 3% e europianëve punojnë në një vend tjetër.

Sigurisht që vihet re një rritje e emigracionit nga Spanja, Italia, Portugalia - por e matur me papunësinë në këto vende, numri i emigrantëve "shumë i vogël" shprehet Brücker. Ata që marrin rrugën drejt Gjermanisë janë më së shumti individë nga Europa Lindore dhe Qendrore. Niveli i pagave në Rumani dhe Bullgari për shembull është sa një e treta e nivelit të pagave gjermane. Prandaj për punëkërkuesit e këtyre vendeve është me shumë interes të kërkojnë punë në Gjermani.

Frika nga burokracia

Ekspertët e tregut të punës e vlerësojnë planin e komisionerit të BE-së për punësimin, Andor me rezerva. "Në thelb ai është një rrugë e mirë për të vendosur transparencën në tregun e punës, por unë nuk shpresoj tek ndonjë hov i mobilitetit të të punësuarve", thekson ekonomisti Brückner. Nga ana tjetër pjesë të këtij plani, si për shembull përkthimi i vendeve vakante në anglisht apo gjuhë të tjera gati i pamundur për t'u realizuar, për mungesë resursesh.

Stefan Hardege nuk do më shumë burokraci
Stefan Hardege nuk do më shumë burokraciFotografi: DIHK

Ndërsa Stefan Hardege, ekspert i tregut të punës nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë shpjegon se "sipas pikëpamjes sonë është e rëndësishme që liria e punësimit të merret në konsideratë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore tek firmat gjermane. Imgrimi është njëra nga mënyrat." Por Hardege paralajmëron nga një mbingarkesë rregulloresh. "Ligji i planifikuar nuk duhet të sjellë më shumë burokraci. Këtë duhet ta vendosin vetë vendet, dhe jo BE."

Ndihmë fillestare për të sapoardhurit

Shembuj për ndihmën në fillim të qëndrimit ka edhe në Gjermani. Kështu për shembull, "Qendra e Mirëseardhjes" në Hamburg mbledh në një formular përgjigjet kryesore për pyetjet më të shpeshta lidhur me jetën në Hamburg. Duke filluar nga tregu i imobilieve deri tek shkollat. Qendra të tjera informojnë në vend: Qendra e Edukimit në Ekonominë Bavareze e prezanton programin e saj tek të rinjtë punëkërkues direkt në Madrid. Kjo qendër fron krahas kurseve të gjuhës dhe vendeve të kualifikimit edhe partnerë spanjishtfolës, të cilët ndihmojnë të rinjtë që vijnë në Bavari dhe kërkojnë banesë apo duhet të merren me autoritetet. Kërkesa për këto oferta deri më tani është shumë e lartë.