1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të Gjelbrit të gatshëm për të bërë kompromis për klimën

7 Nëntor 2017

Partia e Të Gjelbërve afron qendrimin në një pikë të rëndësishme me partitë konservatore dhe liberalët e FDP-së në mosmarrëveshjen për klimën.

https://p.dw.com/p/2n9S9
Berlin Jamaika-Koalition -Fortsetzung der Sondierungen - Cem Özdemir und Katrin Göring-Eckardt
Fotografi: picture alliance/dpa/G. Fischer

Të Gjelbërit do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për ta eleminuar deri në vitin 2030 motorin me djegie të brendshme. "Për mua është e qartë, që të vetëm ne nuk do të mund ta arrijmë ndalimin e motorëve fosilë me djegie të brendshme deri në vitin 2030", tha kryetari i partisë, Cem Özdemir në intervista me Stuttgarter Zeitung dhe Stuttgarter Nachrichten.

Por e nevojshme është një deklaratë e qartë, se do të bëhen të gjitha përpjekjet, që automjetet e së ardhmes të jenë të ndërlidhura, të automatizuara dhe pa shkarkime CO2. Edhe në politikën ndaj braktisjes së shfrytëzimit të qymyrit, të Gjelbrit sinjalizuan gatishmëri për kompromis. 

Të përgatitura nga krerët e partive, të hënën nisi faza e dytë e negociatave të CDU, CSU, FDP dhe të Gjelbërve për të formuar qeverinë federale. Në rend të ditës janë ndër të tjera temat e Evropës, të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes si dhe arsimi dhe digjitalizimi. Deri tani janë sqaruar vetëm pozicionet dhe thuajse nuk ka pasur dakordime parimore, ndërsa tani diskutimet do të jenë më konkrete. Kancelarja Angela Merkel synon që negociatat t'i përfundojë deri në mes të nëntorit.