1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turizimi dhe terrorizmi në Tunizi

Sarah Mersch2 Nëntor 2013

Tentativat për sulme ne dy resorte në Tunizi, kanë kthyer frikën e terrorizmit. Sektori i turizmit është prekur më së shumti nga kjo gjendie frike.

https://p.dw.com/p/1AAMk
Fotografi: DW/Sarah Mersch

Kontroll i çantave në hyrje të bizneseve dhe hoteleve, rrugët përpara Ministrisë së Brendshme dhe ambasadës franceze në qëndër të Tunizit janë të bllokuara, në rrugë sheh më shumë policë se zakonisht. Në kryeqytet ndihet ende tensioni pas dy tentativave për sulme në resortet turistike të Sousse dhe Monastir të mërkurën.

Në pjesën e vjetër të qytetit ka gjallëri, por pjesa më e madhe e njerëzve janë banorët lokalë. Ghazi qëndron në dyqanin e tij të vogël ku shet bizhuteri dhe këpucë lëkure tradicionale. Më përpara pjesa më e madhe e klientëve të tij ishin turistë. „Këtu nuk ka më asgjë. Nëse vazhdon kështu, unë duhet ta mbyll“, thotë ai. Shitjet kanë rënë që pas Revolucionit. Turizmi në krahasim me vitin 2010 ka rënë me 40%. Sulmi i së mërkurës nuk ndryshon shumë situatën thotë Ghazi dhe kolegët e tij,që kanë dyqane aty afër.

Thema - vereitelte Anschläge in Tunesien
Fotografi: DW/Sarah Mersch

„Turistët janë të sigurtë këtu“

Ghazi nuk mund të imagjinojë që një gjë e tillë mund të ndodhë ende. „Më përpara nuk kisha frikë, ne jemi të gjithë tunizianë që e duam vendin tonë.“. Mary dhe bashkëshorti i saj janë ulur në një ballkon dhe shikojnë fluksin e njerëzve në rrugë. Dy turistët britanikë nuk kanë dëgjuar asgjë për sulmin. „Ne ndihemi të sigurtë këtu“, shprehen ata.

Që prej fillimi të vitit janë vrarë 19 forca sigurie pjesë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë së Tunizisë. Shumë nga të dyshuarit për terrorizëm janë vrarë nga shteti. Edhe popullsia civile mbetet e rrezikuar. Sulmet e mbetura në tentativë kthyen në memorie një ngjarje të rëndë. Në prill të vitit 2002 pas një sulmi në sinagogën La Ghriba në ishullin Djerba, 22 persona humbën jetën, mes të cilëve sihin 14 turistë gjermanë. Sulme të tilla pati edhe në vitin 1987 pas një puçi të Zine El Abidine Ben Alis ndaj Presidentit të atëhershëm Habib Bourguiba. Në atë kohë u sulmuan katër hotele po në zonën e resorteve Sousse dhe Monastir. Këto atentate u shfrytëzuan nga regjimi i atëhershëm për të forcuar represionin islamist.

Selbstmordanschlag vor Hotel in Tunesien
Fotografi: picture-alliance/dpa

Problemi kontrabanda e armëve

Që ndryshimit të regjimit në janar të vitit 2011 janë rritur grupet radikale të shoqërisë. Atentatorët përfitojnë nga rasti që kufijtë me shtetin fqinj Libinë, pothuajse nuk ekzistojnë pas rënsies së Gadafit dhe mund të kalojnë shumë lehtë atje. Ndërsa kontrabanda e armëve bëhet nga Algjeria dhe Veriu i Malit, sepse kontrolli i kufijve në jug të vendit në shkretëtirë, është pothuajse i pamundur. „Tunizianët kanë shumë frikë. Ne duhet të jemi shumë profesionalë, në mënyrë që të kemi sukses në luftën kundër terroristëve“, thotë Chokri Hamada, zëdhënës i sindikatës së policëve.

Për një kohë të gjatë qeveria tuniziane ka mbyllur sytë dhe ka deklaruar se nuk ka probleme me fraksionet radikale. Në nëntor të vitit 2012 Kryeministri i sotëm dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ali Larayedh, deklaronte se Tuniza nuk ishtë një vend trajnimi terroristësh. Ndërkohë qeveria ka akuzuar grupin radikal salafist Ansar Al-Sharia për sulmin me pasojë vrasjen dy politikanëve të opozitës në shkurt dhe korrik të vitit 2013. Se sa i fortë është grupi Ansar Al-Sharia dhe nëse qendrojnë apo jo ata mbrapa sulmeve, ende nuk është e qartë. Ish- Gjenerali i Ushtrisë Rachid Ammar, kur u dorëhoq nga posti në qershor, deklaroi se vendi ishte në rrezik nga sulmet e dhunshme të ekstremistëve.„ Qëllimi i tyrë është të shkatërrojnë shtetin dhe më pas në vend të tij të ndërtojnë një sistem të ri. Fatkeqësisht ata që duan një gjë të tillë nuk janë të pakët në numër.“ Se sa i madh është ky grup dhe sa të rrezikshëm janë në të vërtetë ekstremistët, tunizianët nuk kanë gjetur ende një përgjigje.

Tunesien Sousse Anschlag
Fotografi: Reuters