1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trumpi takohet me Kimim më 12 qershor në Singapor

11 Maj 2018

Spekulime për një takim mes Trumpit dhe Kim Jong Unit kishte prej kohësh. Tani Presidenti i SHBA-së njoftoi në Twitter për kohën dhe vendin e samitit.

https://p.dw.com/p/2xVVm
Bildkombo Kim Jong Un und Donald Trump
Fotografi: picture-alliance/AP/dpa/Wong Maye-E

Samitit mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikohet të mbahet më 12 qershor. Si vend për takimin është përzgjedhur Singapori. Trump shkroi në Twitter: "Ne do të përpiqemi të dy të bëjmë diçka të veçantë për paqen botërore!"

Sipas informacioneve nga Departamenti Amerikan i Shtetit takimi planifikohet të jetë njëditor, por nëse është e nevojshme takimi mund  të zgjatet edhe të nesërmen.

Eliminimi i pengesës së fundit

Trumpi së bashku me zëvendëspresidentin Mike Pence pritën para njoftimit për takimin tre shtetas amerikanë, që kishin qenë të burgosur në Korenë e Veriut. Ata u larguan nga Koreja e Veroit së bashku me ministrin e jashtëm Mike Pompeo, i cili ishte takuar me Kimin në Korenë e Veriut për të përgatitur samitin. Samiti i dy politikanëve konsiderohet si ngjarje historike, sepse deri tani asnjë president i SHBA-së nuk është takua me udhëheqësit komunistë të Koresë së Veriut.

Nordkorea Mike Pompeo Vorbereitung Gipfeltreffen zwischen Donald Trump und Kim Jong Un
Mike Pompeo dhe Kim Jong UnFotografi: Getty Images/Chung Sung-Jun

Trumpi e konsideroi lirimin e shtetave amerikanë si një shenjë e mirë për samitin. Ai tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje në grindjen për denuklearizimin e Koresë së Veriut. "Unë mendoj se kemi një shans për të arritur diçka të vërtetë të rëndësishme," tha presidenti i SHBA-së.

Kërkësa për denuklearizim

Largimi i tre të burgosurve konsiderohej si parakusht për një takim midis Trumpit dhe Kimit. Megjithatë një gjë e tillë nuk qe pranuar kurrë zyrtarisht nga pala amerikane. SHBA-ja kërkon gjithashtu edhe  denuklearizimin e plotë të gadishullit korean dhe njoftoi se sanksionet amerikane do të mbeten në fuqi edhe pas arritjes së marrëveshjes, derisa sa fjalët të ndiqen nga fakte.

Por termi denuklearizim mbetet e paqartë, sepse të dyja palët mund ta interpretojnë atë sipas dëshirës. SHBA pret nga Koreja e Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore. Koreja e Veriut ka zhvilluar vazhdimisht prova me armë bërthamore, duke shkelur një numër rezolutash të OKB-së.