Trump dhe Kim takohen nё Hanoi
9 Shkurt 2019Nёse nё fund tё takimit do tё ketё njё rezultat historik, kjo nuk mund tё thuhet - sidoqoftё Donald Trump dhe Kim Jong Un kanё rёnё dakord pёr vendin e takimit pasues tё tyre: Takimi mes presidentit tё SHBA-sё dhe kreut tё shtetit tё Koresё sё Veriut do tё zhvillohet nё kryeqytetin vietnaez Hanoi. Kёtё e komunikoi Trump pёrmes rrjetit Twitter: "Gёzohem qё do ta shoh kryetarin Kim dhe qё do ta avancojmё ҁёshtjen e paqes!"
Takimi mё 27. dhe 28. shkurt ishte komunikuar mё parё, por deri mё tani Shtёpia e Bardhё nuk e kishte bёrё publik vendin e takimit. Edhe metropoli bregdetar Da Nang deri nё fund ka qenё nё diskutim si vendtakim i mundshёm.
Trump ёshtё i pari president i SHBA-sё qё ёshtё takuar me kreun e shtetit tё izoluar stalinist, qё prodhon armё bёrhtmaore. Kritikёt theksojnё, se takimi i parё nё Singapur nuk pati rezultatet konkrete. Nё samitin historik Kim theksoi gatishmёrinё e tij pёr "denuklearizim tё plotё". Megjithatё nuk ka asnjё premtim konkret, se deri kur Koreja komuniste e Veriut e izoluar ndёrkombёtarisht do tё ҁarmatoset dhe se cilat mund tё jenё lёshimet nga ana e SHBA-sё. Gjatё bisedimeve sё fundi nuk janё bёrё tё ditura pёrparime.
Kёtё javё i dёrguari i posaҁёm i SHBA-sё pёr Korenё e Veriut, Stephen Biegun, u takua nё Penjan me negoaciatorin koreano-verior Kim Hyok Chol, pёr tё pёrgatitur samitin. Trump shkruan nё Twitter, sё bisedimet kanё qenё tё frytshme.
stu/as (dpa, afp)