Tronditje e thellё - Ndahet nga jeta nobelisti Kofi Annan
18 Gusht 2018Ish-Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё (1997-2006)pas njё sёmundjeje tё shkurtёr ndёrroi jetё nё moshёn 80 vjeҁare(18.08) nё njё spital nё Bernё tё Zvicrёs. Familja e tij, krahas bashkёshortes Nane dhe tre fёmijёve Ama, Kojo dhe Nina, ditёt e fundit i kanё kaluar pranё tij.
Sekretari i Pёrgjithshёm i OKB-sё, Antonio Guterres, e vlerёsoi Kofi Annan nё reagimin e tij tё parё si njё "forcё nxitёse e sё mirёs". Nё shumё drejtime paraardhёsi i tij ka mishёruar kombet e bashkuara. OKB-nё ai "e ka drejtuar me njё dinjitet dhe vendosmёri tё pakrahasueshme", shprehet Guterres.
Komisari i OKB-sё pёr tё drejtat e njeriut, Said Raad al-Hussein, u shpreh i tronditur thellё pёr vdekjen e ish-Sekretarit tё Pёrgjithshёm, i cili sipas tij ka qenё "shembulli mё i mirё, mishёrimi i arsyes dhe dinjitetit njerёzor", deklaroi jordanezi nё Gjenevё. Nё njё botё me shumё udhёheqёs politikё pa kёto virtyte humbja ёshtё edhe mё e dhimbshme, thekson ai.
Zi kombёtare nё Ganё
Presidenti i Ganёs Akufo-Addotheksoi, shprehet, se Annan ka qenё i pari afrikan nga Sub-Saharaja qё ka drejtuar postin e sekretarit tё pёrgjithshёm tё OKB-sё. Me kёtё ai i ka krijuar mjaft mirёnjohje vendit tё tij. Gana ёshtё e prekur thellё. Ai shpalli njё javё zi kombёtare.
Edhe Presidenti i Komisonit tё BE-sё, Jean-Claude Juncker, e vlerёsoi veprimtarinё e jetёs sё Annanit. "Bota mban zi pёr njё personalitet tё madh drejtues dhe pёr njё mik tё njeriut", shkruan Juncker nё Twitter, "Mirёnjohja mё e madhe, qё ne mund t'i japim atij, ёshtё, qё ta mbajmё gjallё amanetin dhe mendimin e tij."
Presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier deklaroi, se Kofi Annan "pёr dekada ka frymёzuar e motivuar pafund njerёz, qё ashtu si ai tё angazhohen pёr dialog dhe zhvillim tё qendrueshёm". Kancelarja Angela Merkel tha, se ajo e kujton ganezin si "njё burrёshteti tё shkёlqyer nё shёrbim tё bashkёsisё ndёrkombёtare".
"Njё reformator i madh"
Presidenti i Francёs Macron shkruan nё Twitter: "Ne nuk do tё harrojmё as vёshtrimin e tij tё qetё e tё vendosur dhe as forcёn e pёrpjekjeve tё tij." Kryeministrja britanike Theresa May e quajti Kofi Annan njё "reformator tё madh tё OKB-sё", i cili ёshtё pёrpjekur ta bёjё botёn njё vend mё tё mirё.
Po ashtu presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё telegramin e gnushёllimit tё publikuar nё Kremlin shprehet: "Veҁanёrisht i rёndёsishёm ka qenё kontributi i tij personal nё zgjerimin e potencialit paqeruajtёs tё OKB-sё dhe nё zgjidhjen e njё sёrё konflikteve rajonale." Rusёt do ta kujtojnё gjithmonё nё zemёr Annanin.
Annan lindi mё 8 prill 1938 nё Ganё. Prindёrit e tij e kanё prejardhjen nga njё linjё e gjatё fisnore regjentёsh, mё 1962 Annan nisi karrierёn diplomatike, qё u kurorёzua mё 1996 me zgjedhjen e tij Sekretar i Pёrgjithhёm i OKB-sё. Pas daljes nё pension Annan jetonte nё Zvicrёn e zgjedhur si atdheu i dytё i tij, nё Gjenevё, dhe angazhohej pёrmes fondaconit tё vet pёr paqen nё botё.
ie/hf (afp, rtr, epd, ap)