Tragjedia e teleferikut në Itali shkakton 14 viktima
24 Maj 2021Tragjedia në Itali - Rritet në 14 vetë numri i viktimave që humbën jetën nga rënia e teleferikut pranë liqenit Maggiore
Të shtunën teleferikët në Itali u hapën sërish për publikun. Të dielën ndodhi tragjedia. Numri i viktimave u rrit të dielën në 14 vetë. fillimisht trupat e shpëtimit nxorrën 13 viktima dhe dy fëmijë të lënduar rëndë por një fëmijë humbi jetën pak më vinë në një spital të Torinos.
Teleferiku të çon nga bregu perëndimor i Liqenit Maggiore në malin Mottarone, 1500 metra të lartë. Ende nuk dihen arsyet e sakta të rrëzimit të teleferikut, por me gjasë është këputur një kabllo. Ministria italiane e Infrastrukturës ka nisur një hetim të hollësishëm. Pamjet tregojnë një kabinë të teleferikut të shkatërruar nga rrëzimi në një shpat të malit, pjerrësia vështirësoi edhe punimet e forcave të shpëtimitt ë dielën.
Pas tragjedisë të dielën, kryeministri Mario Draghi shprehu "dhimbjen e thellë" për humbjen e jetëve të njerëzve. Presidenti i rajonal i Piemontit, Alberto Cirio deklaroi, se nga kjo tragjedi kemi mbajtur të gjithë frymën.
la/ag