1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedi e re në Detin Mesdhe

dpa/dw/vfb/ L. Arapi12 Tetor 2013

Një tragjedi e re në brigjet e Lampeduzës trondit Europën. 27 vetë mbyten natën e së premtes në përpjekje për të ardhur drejt Bashkimit Europian. BE lëvdon ndërhyrjen e shpejtë për ndihmë.

https://p.dw.com/p/19yQZ
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Në pikun e debatit për politikën europiane ndaj refugjatëve, një dramë e re në Detin e Mesdheut trondit Europën. Pas mbytjes së një varke në mot të keq mes Lampeduzës dhe Maltës, 27 vetë kanë humbur jetën. Truroja bregdetare italiane dhe ajo malteze arriti të shpëtojë natën e së premtes (11.10.) 200 vetë nga rreziku. Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, madje bën fjalë për 50 vetë të mbytur, ndër ta dhjetë fëmijë. Sipas të dhënave të qeverisë së Maltës operacioni i shpëtimit ende vazhdon. Tragjedia ndodhi, kur një numër i shtuar refugjatësh u mblodh në njërën anë të varkës për të tërhequr vëmendjen ndaj një avioni ushtarak. Dallgët e larta dhe mbingarkesa bënë që varka të anonte derisa u përmbys.

Komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme, Cecilia Malmström
Komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme, Cecilia MalmströmFotografi: dapd

Premtimet duhet të bëhen realitet

Eurokomisarja për çështjet e brendshme, Cecilia Malmström falënderoi vendet mesdhetare për angazhimin e tyre të menjëhershëm. Ajo i ndjek këto operacione shpëtimi me "hidhërim dhe shqetësim" u shpreh Malmström në Bruksel. "Një ngjarje e re e tmerrshme, ndërkohë që ende ne kemi para syve tragjedinë e e fundit të Lampeduzës". Malmström kërkoi që të gjitha premtimet e vendeve të BE-së për ndihmë ndaj refugjatëve të pasohen nga hapa konkretë.