1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tjetër protestë e opozitës në Tiranë

13 Prill 2019

Në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës me qytetarë të ardhur edhe nga rrethet. Nën thirrjet „E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe „Rama ik“, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

https://p.dw.com/p/3GjSu
Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana
Fotografi: Reuters/F. Goga

Në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës (13.04), me qytetarë të ardhur nga rrethe të vendit. Nën thirrjet „E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe „Rama ik“, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. Në këtë protestë kësaj here marrin pjesë edhe fermerët që kanë hedhur qumësht në rrugë para kryeministrisë, ndërkohë që disa protestues kanë hedhur flakadanë, kapsolla, bojë në drejtim të kryeministrisë. 

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana
Fotografi: Reuters/F. Goga

Opozita e bashkuar kërkon largimin e qeverisë Rama, dhe krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme.  Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha ka folur në protestë duke theksuar, se jemi në këtë protestë për qytetarët. Rama nuk i ka dëgjuar kurrë hallet e qytetarëve, tha kreu i Partisë Demokratike. Basha e akuzoi sërish qeverinë, se ka vjedhur votat në vitin 2017.

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana
Fotografi: Reuters/F. Goga

Më shumë se 1000 policë janë duke siguruar vazhdimësinë e rregullt të protestës. Protesta po monitorohet nga godinat e larta, nga forcat RENEA dhe efektivët e Gardës. Masa sigurie ka edhe në institucione të tjera të pozicionuara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.