1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranё: Opozita mban protestёn e nёntё kombёtare

21 Qershor 2019

Me thirrjet pёr largimin e kryeministrit Edi Rama dhe tё qeverisё qё ai drejton opozita e bashkuar nё Shqipёri zhvillon potestёn e nёntё kombёtare para kryeministrisё nё Tiranё.

https://p.dw.com/p/3Kruu
Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana
Fotografi: Reuters/F. Goga

Nё njё orar jo krejt tё zakontё, rreth orёs 20:00 tё mbrёmjes, nёn masa tё rrepta sigurie dhe forca tё shumta tё policisё, protestuesit kanё nisur tё protestojnё nёn thirrjen e tyre kryesore: "Rama ik”.  "Marshi i Barabait” ёshtё pёrzgjedhur tё jetё simboli i protestёs sё 21 qershorit, sёbashku me njё statujё simbolike tё kryeministrit, e cila pёrngjan me atё tё ish-diktatorit Hoxha. Protesta ёshtё paralajmёruar pёr tё qenё paqёsore nga kreu i Opozitёs Lulzim Basha. Pёr kёtё arsye me sa duket ai u shoqёrua nga bashkёshortja dhe dy vajzat e tij tё vogla. Nё fjalimin e nisur nё orёn 21:00, Basha e ka cilёsuar rivalin e tij politik Rama, arkitekt tё krimit. "Moralisht, politikisht, ligjёrisht do tё mbash pёrgjegjёsi sa herё qё tё mbrosh krimin” - deklaroi kreu opozitar duke folur nga podiumi i ngritur para Kryeministrisё. "Ua kemi borxh qytetarёve qё kёtё krizё tё thellё politike mos ta mbyllim me njё marrёveshje dhe pazare politike, por mbi parime dhe ҁuarjen para drejtёsisё tё hajdutёve tё votave” - theksoi Basha. Ai kёmbёnguli se nuk do tё ketё zgjedhje mё 30 qershor. Kёsaj proteste i parapriu publikimi sёrish i disa regjistrimeve tё reja nga pёrgjimet e telefonatave nga hetuesia tё dosjeve 184 dhe 339, ku bёhet fjalё pёr manipulim votash nё zgjedhjet parlamentare 2017.

Apele pёr protestё paqёsore

Mё herёt apel pёr protestё paqёsore dhe larg dhunёs kanё kёrkuar edhe ambasadat e huaja nё Shqipёri. "Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore” - reagoi pak orё para protestёs ambasadorja gjermane nё Tiranё, Susan Schütz. 

Apel pёr protestё paqёsore bёri edhe presidenti Ilir Meta. "Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme” - u tha nё njoftimin pёr shtyp. 

Opozita proteston prej katёr muajsh radhazi kundёr qeverisё, qё e akuzon pёr manipulim tё zgjedhjeve mё 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar. Pas tёrheqjes nga parlamenti dhe djegies sё mandateve tё deputetit qё nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesёmarrjen nё zgjedhjet lokale mё 30 qershor, tё ilat tashmё janё ҁdekretuar nga presidenti. Ndёrkohё qё partia socialiste nё qeveri vazhdon fushatёn elektorale dhe duke mos e njohur vendimin e presidentit do qё tё zhvillohen zgjedhjet mё 30 qershor. 

 

Elona Elezi, portret, shikon drejt e në kamera.
Elona Elezi Korrespondente nga Shqipëria dhe Ballkani