1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Opozita vijon protestat kombëtare antiqeveritare

Ani Ruci'
2 Qershor 2019

Mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri sërish protestojnë kundër qeverisë duke kërkuar zgjedhje të reja, pavarësisht thirrjeve nga pala ndërkombëtare që palët të ulen për të gjetur zgjidhje në tryezën e bisedimeve.

https://p.dw.com/p/3Jdmj
Albanien, Tirana: Ausschreitungen bei Anti-Regierungsprotesten
Fotografi: DW/A. Ruci

Protesta e 7-të kombëtare antiqeveritare e opozitës e zhvilluar në mbrëmjen e të dielës  (2.06.) nisi në mënyrë paqësore para ndërtesës së kryemnistrisë, në Tiranë, në  Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”por degjeneroi në një lumë shashkash, flakadanësh dhe tensione me policinë të hedhura ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit. 
Disa mijëra protestues, mbështetës të opozitës, nisën protestën duke ngritur lart  tullumbace të bardha ku shkruhej  “Rama Ik”, slloganin që përbën kërkesën kryesore të opozitës në të gjitha protestat e saj antiqeveritare, të nisura në mesin e shkurtit të kaluar kur hoqi dorë nga mandatet e saj parlamentare. 
Sipas opozitës parlamenti, kryeministri Rama dhe qeveria e tij janë  jo legjitimë. Opoziat akuzon Ramën dhe PS se fituan mandatin e dytë qeverisës në zgjedhjet parlamentare 2017 përmes blerjes së votave dhe lidhjeve me krimin. Rama nuk pranon akuzat dhe kërkon dialog për të nxjerrë vendin nga kriza politike disa mujore. Basha, lideri i opozitës e kushtëzon dialogun me largimin e kryemnistrit, kusht që nuk pranohet nga Rama. Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pasi sipas saj qeveria do të blejë përsëri votat. Prandaj ajo kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, të  organizuara nga një qeveri kalimtare dhe kadeklaruar që nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. 
Në fjalën e mbajtur para protestuesve, drejtuesi i PD dhe i opozites, Lulzim Basha, përsëriti akuzat ndaj qeverisë dhe kryemnistrit Rama për korrupsion, blerje të votave dhe  lidhje me krimin.
Gjatë fjalimit të tij protesta degjeneroi në dhunë. Protestuesit hodhën njëherazi një lumë  shashkash, fishekzjarrësh, gurësh dhe tymues drejt godinës së kryemnistrisë që u  mbulua nga tymi. Policia u bëri thirrje organizatorëve të ndalonin ushtrimin e dhunës ndaj insitucionit të kryemnistrisë dhe të mos lëndonin fizikisht efektivat e policisë. 
Tensionet dhe dhuna kanë vazhduar edhe kur protesta u zhvendos nga Kryemnistria drejt Parlamentit. Protestuesit vijuan të hedhin lëndë të ndaluara shpërthyese. Sipas një njoftimi nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në median sociale, “një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit”. Ka njoftime edhe për protestues të lënduar,

Albanien, Tirana: Ausschreitungen bei Anti-Regierungsprotesten
Fotografi: DW/A. Ruci
Albanien, Tirana: Ausschreitungen bei Anti-Regierungsprotesten
Fotografi: DW/A. Ruci