Tiranë: Ministri Brendshëm jep dorëheqjen
10 Dhjetor 2020Duke rikujtuar episode të rënda dhune për të cilat e majta, sot në pushtet, akuzon PD, në opozitë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e quajti dorëheqjen e tij në një deklaratë për mediat "të parevokueshme përballë përpjekjeve të autorëve të 21 janarit për të kërkuar sot një preteks të ri për dhunë bazuar në një episod tragjik dhe fatal dhe vetëdijes se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike nga ai i autorëve të masakrave të 1997, 1998 dhe 2011.”
Një varr dhe plagë në shpirtin e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat se edhe pse ministri Sandër Lleshaj nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar, ai tregoi përgjegjësi qytetare, sepse është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve.
Rama e quajti tragjedinë e dy netëve më parë "një episod të shkëputur, të dënueshëm dhe të pafalshëm, por pa asnjë lidhje me punën dhe frymën e policisë së shtetit”.
Protestat vazhdojnë me akte dhune
Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Lleshaj përbën një nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Edhe në mbrëmjen e të enjtes (10.12.) protestuesit vijuan të kryejnë akte dhune para Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Ata përdorën sërish sende të forta për të goditur policët dhe sulmuar institucionet.
Protestuesit u kane vënë flakën kazanöve të plehrave, kanö shkulur semaforët e qarkullimit rrugor, kanö thyer xhamat e dritareve te institucioneve, rrëmbyen një zjarrfikëse dhe kanë kryer akte vandale ndaj selise së Partisë Socialiste.
Për t'i sprapsur policia po përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.