Thomas Mann dhe romani Budenbrokët
6 Qershor 2024Që në moshë të re Thomas Mann tërhoqi vëmendjen me tregimet e tij, duke u bërë një emër i njohur në qarqet letrare. Ai ishte vetëm 26 vjeç kur kori suksesin e madh me romanin Budenbrokët.
Ndryshimi epokal në tregti dhe ekonomi në shekullin e 19-të është një nga temat qendrore të romanit Budenbrokët. Konsulli Jan Budenbrok e ndjen, se koha e tij ka kaluar. Konkurrenti Hagenstrëm duket se është i një brezi tjetër, disi grabitqar. Jan Budenbrok është qytetar i nderuar i Lybekut dhe tregtar i sukseshëm drithërash.
Tomas Mani në roman vë botën e ftohtë, që në dukje bazohet vetëm te biznesi i mbështetur te logjika, në kontrast të fortë me botën emocionale të teatrit e të artit. Të dy djemtë e Jan-it plak, Tomasi dhe Kristiani, përfaqësojnë këto dy pole, sikurse shpaloset tek ky dialog nga romani: „Hajde vetëm qeshni, qeshni. Juve ju pëlqen edhe në teater, Justus, Stefan? Para dhe prapa skenës! - Ehe, por fundi është vetëm teatër, skenë, makjazh. Po, por në fund veprohet më me sinqeritet. Tregtarët bëjnë gjithnjë sikur janë si të ndershëm. Në fakt janë vetëm mashtrues dhe ta hedhin, nga do të dilte përndryshe fitimi?", pyet Kristiani gjysëm serioz, gjysëm me shaka miqtë e tij nga rrethet tregtare të Lybekut, të cilëve u mbetet e qeshura në fyt. Kristiani, ndryshe nga Tomasi gjatë gjithë jetës së tij ka qenë i mahnitur nga të fshehtat e errëta të sferave artistike.
„Budenbrokët" në vitin 1901 ka qenë një sukses sensacional i Tomas Manit 26 vjeçar, një pjesë letrare, që shumë shpejt u bë literaturë klasike, që edhe sot nuk duhet të mungojë në asnjë antologji të letërsisë gjermane.
Thomas Mann ishte djali i dytë i tregtarit dhe senatorit të Lybekut Thomas Johann Heinrich Mann. Nëna e tij e lindur në Brazil Julia (emri i lindjes da Silva Bruhns) i përkiste nga prejardhja prej nënës së saj popullsisë indigjene portugeze. Çifti Mann pati pesë fëmijë Heinrich, Thomas, Julia, Carla dhe Viktor.
Thomas Mann u rrit në kushte të mira në një familje të pasur në Lybek, ku babai i tij deri në vdekje mbante edhe postet e senatorit për ekonomi e financa në qytet.
Thomas pati një veprimtari të paur letrare. Në vitin 1929 a u vlerësua më Çmimin Nobel në letërsi. Gjatë përiudhës së forcimit të nacionalsocialistëve ai u bë një kundërtar i rreptë I këtij sistemi, gjë që e detyroi atë të largohet nga Gjermania fillimisht në Zvicër dhe nga viti 1934 në SHBA.
Thomas Mann ndërroi jetë në vitin 1955.