1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ose marrëveshja ime për Brexitin ose asnjë marrëveshje"

18 Shtator 2018

Kryeministrja May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE. Ose marrëveshja e saj e Brexitit, ose nuk do të ketë marrëveshje.

https://p.dw.com/p/352Ca
Theresa May
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Dunham

Theresa May u kërkoi kundërshtarëve të saj në Partinë Konservatore që të mbështesin të ashtuquajturin plan të saj të Chequers-it për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Nuk ka mundësi të krahasueshme veç marrëveshjes së planifikuar prej saj, tha ajo në televizionin e BBC-së. "Mendoj se alternativa e kësaj do të ishte që të mos kemi marrëveshje".

May ndodhet nën presion, sepse negociatat me BE për daljen nga BE në fund të marsit kanë ngelur në vend. Veç kësaj, për shkak të strategjisë së saj të Brexitit ajo ka kohë që është në qendër të kritikave edhe në partinë e saj. Ajo kërkon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me BE dhe të mbajë një pjesë të rregullave të përbashkëta. Shumë mbështetës të Brexitit kërkojnë nga ana tjetër një ndarje të qartë dhe kërcënojnë se do ta bëjnë të dështojë marrëveshjen e negociuar nën drejtimin e saj.

Boris Johnson - njëri nga kritikët kryesorë të partisë

Një nga çështjet më të mëdha të kontestueshme është se si mund të funksionojë një ndarje nga tregu i brendshëm i BE pa vendosur një kufi midis provincës britanike Irlandë e Veriut dhe Republikës së Irlandës, e cila është edhe më tej pjesë e BE dhe si do të kontrollohet transporti i mallrave atje. Sipas një informacioni të gazetës "The Times" kryenegociatori i BE, Michel Barnier po punon për një propozim kompromisi të ri. Këtu bëhet fjalë për përdorimin e teknikave të caktuara, për t'i minimizuar kontrollet në kufi.