1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Assange dënohet me rreth një vit burg

1 Maj 2019

Themeluesi i platformës Wikileaks u dënua në Londër për shkak të shkeljes së kushteve të garancisë së sigurisë me 50 javë burg. Ky nuk mendohet se do të jetë i vetmi vendim gjyqësor kundër Assange.

https://p.dw.com/p/3HlRu
Assange sot në Londër
Assange sot në LondërFotografi: Getty Images/AFP/D. Leal_Olivas

Vendimin e mori Southwark Crown Court në Londër. Julian Assange u arrestua në fillim të prillit, pasi pati gjetur strehim me vite të tëra në Ambasadën e Ekuadorit. Po në të njëjtën ditë, një gjykatë britanike e quajti atë fajtor, se me arratinë në ambasadë pati shkelur kushtet e garancisë. Kur mbërriti në sallën e gjyqit në lagjen e Londrës Southwark, australiani 47 vjeçar tregoi grushtin e tij të mbledhur. Disa demonstrues mbanin pankarta me mbishkrimin "Lëreni të lirë Assange".

Themeluesi i platformës së zbulimit Wikileaks u arratis në vitin 2012 në Ambasadën e Ekuadorit. Në këtë moment atë duhet ta ekstradonin në Suedi, ku duhej të dilte para gjyqit nën akuzën e përdhunimit dhe të dhunë seksuale. Assange kishte frikë se Suedia do ta ekstradonte në SHBA, ku e kërcënon një proces për shkak të dokumenteve amerikane për luftërat në Afganistan dhe Irak, të publikuara në Wikileaks.

Qeveria e SHBA ka paraqitur një kërkesë për ekstradim, kundër së cilës Assange do të paraqesë kundërshtime. Vendimi për kërkesën për ekstradim mund të kërkojë vite.