1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat e shtypit gjerman, enjte 20.07.06: Lindja e Mesme dhe vlerat e shtuara të ozonit

Anila Shuka20 Korrik 2006

Presidenti Bush edhe po e nxit më shumë konfliktin me parrullat e tij. Politikanët gjermanë kanë frikë se akuzohen për antisemitizëm. Pjesa tjetër e Evropës mjaftohet me apele të zbehta. Diktatorët arabë kanë frikë nga amerikanët, Israeli, islamistët, nga popujt e tyre. Izraeli duhe të ruhet. Jo vetëm nga radikalët arabë, por edhe nga vetvetja.

https://p.dw.com/p/Aror
Trupat humanitare në Liban transportojnë të vrarët
Trupat humanitare në Liban transportojnë të vrarëtFotografi: AP
Në artikullin me titullin: "Fitore deri në luftën tjetër", gazeta berlineze "Tagesspiegel>" shkruan: "Dikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës luanin rol ndërmjetësues në Lindjen e Mesme, sepse ato mbanin çertifikatën për të drejtën e ekzistencës së Izraelit. Kjo kohë ka ikur, ka humbur nën rrënojat e politikës së jashtme, vendin e së cilës e kanë zënë gjuha dhe mjetet e forcës së Pentagonit. Se ç'mundi të bënte diplomacia amerikane në Lindjen e Mesme, kjo mund të shihet më së miri në raportin ndërmjet Izraelit nga njëra anë dhe Jordanisë dhe Egjiptit në anën tjetër. Në Shtëpinë e Bardhë kanë qeverisur edhe disa presidentë të vetëdijshëm për të inkurajuar paqen. Që këtë rol të ShBA-ve tani ta marrë në dorë Evropa, aktualisht kjo mund të jetë vetëm një dëshirë e mirë..." Gazeta 'Dresdner Neueste Nachrichten' vëren: "Shtatë ditë, dhe balta do të spastrohet. Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konkluduar se skenari i paralajmëruar për çarmatimin e Hisbollahut nga ana e ushtrisë izraelite është thjesht iluzion, që zë vend në mbretërinë e fabulave. Ajo që iriton më së shumti nuk janë synimet e qeverisë izraelite, por realizimi i tyre. Aksionet ushtarake i japin Hisbollahut legjitimitetin e një trupe kombëtare për mbrojtjen ndaj armikut nga jashtë. Çdo ditë tjetër që zgjat operacioni, jo vetëm që zgjat listën e viktimave civile, por në të njëjtën kohë edhe atë të atyre që janë të vendosur për t'i bërë Izraelit rezistencë ushtarake. Dhe sa më hapur që dokumentohet përmes pamjeve shkatërrimi i infrastrukturës libaneze, aq më të lehtë e kanë sponzorizuesit iranianë dhe sirianë të Hisbollahut për të dalë nga përgjegjësia." Me gjendjen në Lindjen e Mesme merret edhe e përditshmja 'Berliner Zeitung': "Shteteve perëndimore u janë lidhur duart dhe e quajnë këtë: "Angazhim për ekzistencën e Izraelit". Jo vetëm nga refleksi SHBA-të po pengojnë çdo rezolutë me besimin asurd, se me Hisbollahun do të dobësohej edhe Irani. Por Presidenti Bush edhe po e nxit më shumë konfliktin me parrullat e tij. Francezët do të kishin dëshirë të luanin ndonjë rol në Liban. Politikanët gjermanë kanë frikë të akuzohen për antisemitizëm dhe pozicionohen. Pjesa tjetër e Evropës mjaftohet me apele të zbehta. Diktatorët arabë kanë frikë nga amerikanët, Israeli, islamistët, nga popujt e tyre. Izraeli duhe të ruhet. Jo vetëm nga radikalët arabë, por edhe nga vetvetja." Temë tjetër që zë në vend në shtyp është përqendrimi i lartë i ozonit. Gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan: "Studjuesit e klimës thonë, se për shkak të zmadhimit gjithnjë e më të madh të shtëllungës së dioksidit të karbonit ne në Evropë do të përjetojmë vera gjithnjë e më të ngrohta, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm luftën kundër ozonit. Por fatkeqësisht gazi nuk është e vetmja pasojë negative, që po sjell ndryshimi i vazhdueshëm i klimës. Është deri diku i durueshëm, sepse mund të ruhesh prej tij. Diçka tjetër: Vala e vapës në vitin 2003, ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të 35.000 njerëzve në të gjithë Evropën, prej tyre 7000 në Gjermani. Në krahasim me këtë, pasojat e tjera janë gati dytësore: dështimi i të korrave, djegia e pyejeve, pakësimi i ujit, seria e përmbytjeve, megjithëse në planin ekonomik këto nuk janë kurrsesi të parëndësishme." E përditshmja nga Halle "Mitteldeutsche Zeitung" komenton: "Është e qartë: Ne nuk kemi ndikim ndaj verës dhe djellit. Për fat, se përndryshe grindja ndërmjet pushuesve dhe atyre që rrijnë nëpër zyra dhe fabrika do të ishte e programuar. Por Ozoni është diçka që shkaktohet nga gazrat e makinave. E ato nuk lëshohen në ajër vetëm në një ditë të caktuar, por gjatë 365 ditëve të vitit për 24 orë rresht. Në se qeveria dëshiron të jetë vërtetë e përgjegjshme, ajo duhet të marrë masa. Por askush nuk flet për Makinat trelitërshe. Madje edhe një mendim i vogël për të vendosur kufirin e shpejtësisë nëpër autostrada, në Gjermani konsiderohet sikur prek nderin. Edhe autobusat dhe trenat për shkak të uljes së subvencioneve shtetërore po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Pra çdo gjë mbetet si çka qenë dhe si gjithmonë."