1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jepen çmimet në Berlinale - Ariu i Artë u jepet mjeshtrave italianë

20 Shkurt 2012

Askush nuk e kishte pritur Ariun e Artë për "Cesare deve morire", ndonëse kritika ndërkombëtare ishte mjaf dashamirëse ndaj filmit. Por në Berlinalen e sivjetme pati edhe shumë supriza të tjera.

https://p.dw.com/p/145Zr
Vittorio Taviani dhe Paolo TavianiFotografi: dapd

Ariu i Artë shkon tek italianët! E papritura ishte e madhe, kur Mike Leigh, presidenti i jurisë ndërkombëtare shpalli fituesin e çmimit kryesor të Berlinales. Dhe dy mjeshtrat e vjetër të kinemasë europiane brohoritën nga salla: vëllezërit Taviani 80 dhe 82 vjeç.

Ata e fituan garën me filmin bardh e zi që bën fjalë për të borgosurit romakë „Cesare deve morire" (Cezari duhet të vdesë). Filmi lëviz në kufijtë mes filmit artistik dhe dokumentarit. Përmes imazheve filmike të burgosurit me veprimtarinë e tyre duan ta tregojnë veten nën një dritë tjetër. Natyrisht që të burgosurit janë fajtorë, tha Paolo Taviani gjatë marrjes së çmimit në Pallatin e Berlinales, por duhet të shohim "që edhe një i burgosur, ndaj të cilit jepet një dënim i rëndë - si për shembull burgim i përjetshëm - është dhe mbetet po ashtu një njeri ".

Berlinale 2012 Film "Cäsar muss sterben"
"Cesare deve morire"Fotografi: dapd

Gjithçka disi ndryshe

Presidenti i jurisë Mike bëri të ditur gjatë fjalës së tij se për kaq shumë filma ka pak arrinj për çmime. Zvicerianja Ursula Meier u vlerësua me Ariun e Argjendtë për fimin „L'Enfant D'en Haut/Sister", ku tregohet historia e jetës së një djali, i cili ndonëse rritet në një nga epiqendrat e turizmit në alpe, përjeton humnerën e një bote në dukje të pasur. Në të bëhet fjalë për një fëmijëri të humbur, për etjen e pashuar për afërsi dhe ngrohtësi humane. Filmi ishte një ndër favoritët për Ariun e Artë.

Christian Petzold u nderua nga publiku dhe kritika me Ariun e Argjendtë për regjinë më të mirë në filmin "Barbara". Nina Hoss luan aty rolin kryesor të Barbarës, një mjeke që në verën e vitit 1980 në RDGJ kishte kërkuar të largohej nga vendi dhe për këtë u dënua me internim në provincë.

Berlinale 2012 Just The Wind
Skenë nga filmi "Csak a szél"Fotografi: Berlinale

Favoriti i tretë në Festivalin e 62-të ndërkombëtar të filmit në Berlin vjen nga Hungaria me filmin "Csak a szél" (Vetëm erë). Regjisori Bence Fliegauf tregon në këtë film dhunën e përbindshme kundër romëve në atdheun e tij. Në film kamera u qëndron njerëzve fare pranë duke zbuluar çdo detaj, që shpalos frikën që i gërryen ata. Për këtë regjisori Bence Fliegauf u nderua me çmimin e madh të jursië. Për kamerën më të mirë u nderua gjermani Lutz Reitemeier, i cili ka realizuar së bashku me regjisorin kinez Wang Quan filmin historik „Bai lu yuan „.

Berlinale 2012 Preisträgerin Rachel Mwanza Kategorie "Beste Schauspielerin"
Rachel Mwanza, vlerësuar si aktorja më e mirë në Berlinale 2012Fotografi: dapd

Politikë dhe histori

Aktorja kongoleze 15 vjeçare Rachel Mëanza nuk do ta harrojë kurrë këtë Berlinale. Jo vetëm që ajo për herë të parë pa borë, por për interpretimin e saj mjaft të mirë në filmin „Rebelle", që bën fjalë për fëmijë ushtarë në Afrikë, ajo u nderua nga juria si aktorja më e mirë. Si aktori më i mirë u nderua danezi Mikkel Boe Følsgaard. Ai intepreton në filmin „Die Königin und der Leibarzt", (Mbretëresha dhe mjeku personal) , një thrillër politiko-historik dhe një film dashurie, rolin e mbretit skizofren Christian VII. Ky film u vlerësua gjithashtu me Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë.

Berlinale 2012 Preisträger
Berlinale 2012 fitusit e çmimeveFotografi: dapd

Pra në këtë Berlinale ishin të shumtë ata që morën diçka edhe pse jo gjithmonë një Ari të Artë. Portugezi Miguel Gomes u vlerësua me çmimin Alfred Bauer të Belinales së 62-të për filmin e tij bardhë e zi „Tabu". Ky çmim është një dedikim për drejtorin e parë të festivalit dhe jepet për vepra që hapin perspektiva të reja në artin e kinematografisë. Në fakt synimi ishte vetëm të risjell një film të modës së vjetër, tha Gomes. Prandaj ai vërtet u befasua nga çmimi që mori për këtë risi.

Berlinale 2012 Schauspielerin Meryl Streep Goldener Bär
Aktorja amerikane Meryl StreepFotografi: Reuters

Në Berlinale konkuruan gjithsej 18 filma për Ariun e Artë dhe Ariun e Argjendtë. Të mërkurën në mbrëmje( 15.02) u nderua me Ariun e Artë për veprimtarinë artistike në kinematografi gjatë gjithë jetës së saj aktorja amerikane Meryl Streep.

Autorin: Silke Bartlick / M.Cika-Kelmendi

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora